
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble e sheh si tejet të rrezikshëm hendekun e thellë mes të pasurve e të varfërve nëpër botë.
“Nëse hendeku nuk minimizohet, globi rrezikohet nga një destabilizim në rritje”- paralajmëron kreu i Financave gjermane.
Gjatë konferencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, Schäuble kërkoi që kritikat ndaj globalizimit të merren seriozisht, sepse numri i njerëzve të pushtuar nga ndjenja e padrejtësisë sociale është gjithmonë e më i madh.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu