1. JUDA ISKARIOTI
SHEKULLI I – Simbol i përsosur i tradhëtisë, sipas ungjijve ishte apostulli që dorëzoi Jezusin për 30 denarë, duke e tradhëtuar me një puthje “Ai që do të puth, është ai, arrestojeni dhe merreni të shoqëruar mirë”.
2. MARCO GIUNIO BRUTI
85-42 para Krishtit – Ishte një prej vrasësve të Jul Cezarit, që luftëtari romak e kishte adoptuar dhe e konsideronte një njeriun e tij besnik. Bruti vendosi të vrasë Cezarin, që ishte shpallur diktator i përjetshëm, bashkë me eksponentë të aristokracisë që i druheshin fundit të republikës.
3. DONA MARINA
1501-1529 – E quajtur edhe La Malinche, Dona Marina ishte dashnorja dhe përkthyesja e luftëtarit spanjoll Hernan Cortes. U zbuloi spanjollëve zakonet e popullit të saj, duke zhvilluar një shërbim spiunazhi.
4. BENEDICT ARNOLD
1741-1801 – Eshtë një prej personazheve më kontroversë të historisë amerikane. Ishte një gjeneral që gjatë Luftës për pavarësi, pasi kishte mbështetur ushtrinë amerikane, kaloi në krahun e anglezëve.
5. PHILIPPE PÉTAIN
1856-1951 – Marshalli francez, gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në krye të shtetit të Vichy-së, qeverisë kolaboracioniste aleate e nazistëve, që kishin pushtuar Francën.
6. ALQIBIADHI
450-404 – Gjatë Luftës së Peloponezit ndryshoi disa herë partinë e tij politike. Në Athinën ku lindi, u angazhua në organizimin e ekspeditës athinase në Siçili, por më pas kaloi me Spartën, që më pas e tradhëtoi.
7. IVA IKUKO TOGURI D’AQUINO
1916-2006 – E quajtur edhe Trëndafili i Tokios, e lindur në Los Angeles gjatë Luftës së Dytë Botërore, në radio mbështeti Japoninë, për të demoralizuar amerikanët, bashkatdhetarët e vet.
8. GUY FAWKES
1570-1606 – Tradhëtoi Anglinë protestante, duke iu bashkuar spanjollëve në tentativën e dështuar për të vrarë mbretin James dhe për të rikthyer një mbret katolik. Donte që të hidhte në erë Parlamentin.
9. SIDNEY REILLY
1870-1925 – Hebre rus, u bë një prej spiunëve më të mëdhenj në shërbim të britanikëve. Mes misioneve të tij ishin infiltrimi në shtabin gjerman në vitin 1917, si dhe një përmbysje në tentativë e bolshevikëve në vitin 1918.
10. EFIALTI I TRAKISE
480 para Krishtit – Bari nga Thesalia, në vitin 480 para Krishtit tradhëtoi spartanët e Leonidhës, duke i zbuluar mbretit pers Kserksit, me dëshirën për të sulmuar prapa shpine luftëtarët e Leonidhës, që ishin të angazhuar në luftime.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu