Lidhu me ne

Mix

Si t’i bëni ballë një mjedisi pune konfliktual  

Janë të shumta mjediset e punës në të cilat konflikti është i pranishëm. Faktorët të cilët mund të çojnë në krijimin e konflikteve në punë mund të jenë të shumtë dhe mund të lindin krejt papritur. Duke qenë se në një mjedis pune mund të ketë punonjës të kulturave të ndryshme, gjë që zakonisht krijon keqkuptime midis tyre, edhe konflikti do të jetë pashmangshmërisht pjesë e tij.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë që ta menaxhoni sa më mirë një mjedis pune konfliktual:
Mos mbani mëri, por komunikoni
Nëse keni keqkuptime me ndonjërin prej kolegëve tuaj këshillohet që ju të bisedoni me të dhe të mos i mbani mëri, sepse kjo gjë vetëm sa do ta përkeqësonte më shumë situatën.
Secili ka nevojë për hapësirën e tij
Konfliktet mund të lindin krejt papritur dhe kjo është një situatë e cila mund t’i ketë ndodhur secilit prej nesh. Në të tilla raste, këshillohet që të mos mundoheni ta sqaroni konfliktin menjëherë, sepse nuk duhet të harroni që secili ka nevojë për hapësirën dhe për kohën e tij.
Mos ia ktheni me të njëjtën monedhë
Edhe nëse jeni të sigurt që personi tjetër është në gabim, mos reagoni menjëherë dhe mos ia ktheni me të njëjtën monedhë. Nuk do të arrini asgjë, vetëm sa do t’i përkeqësonit gjërat. Prisni të kalojnë disa ditë dhe mbasi situata të jetë qetësuar mundohuni t’i sqaroni gjërat.
Jepni shembullin tuaj
Nëse konfliktit i përgjigjeni me konflikt, të jeni të sigurt që situata jo vetëm do të përkeqësohet por mund të shkojë deri aty sa të bëhet e padurueshme dhe ju të kërkoni edhe të largoheni nga puna në të cilën jeni. Nëse ju do të reagonit me qetësi, atëherë kjo do të ishte një mënyrë e mirë për t’i treguar tjetrit një sjellje, të cilën edhe ai do të ishte mirë ta kishte. Por ju nuk e tregoni këtë vetëm kundrejt personit me të cilin keni konflikt, por edhe ndaj kolegëve tuaj të tjerë, duke u kthyer në një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore13 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar13 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix13 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar13 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar13 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix1 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix1 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook