Lidhu me ne

Radar

Mosha kur miliarderët fituan milionshin e parë

  1. Mark Zuckerberg: 22 vjeç
Bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO i kompanisë u bë milioner në vitin 2006, në moshën 22 vjeçare. Në moshën 23 vjeçare, kuotimi i Facebook në bursë e bëri Zuckerbergun miliarderin më të ri në moshë të të gjithë historisë.
  1. Evan Spiegel: 23 vjeç
Bashkëthemeluesi i Snapchat dhe CEO i saj u bë milioner në vitin 2013 në moshën 23 vjeçare. Dy vjet më vonë, vlera e aksioneve të tij në Snapchat arriti 1 miliard.
  1. Sir Richard Branson: 23 vjeç
Miliarderi britanik e fitoi milionshin e parë në vitin 1973, kur ishte 23 vjeç. Pothuaj dy dekada më vonë, themeluesi i “Virgin Group” arriti statusin e miliarderit në moshën 41 vjeçare.
  1. Carlos Slim: 25 vjeç
Manjati i telekomunikacionit u bë milioner në vitin 1965 në moshën 25 vjeçare, falë investimeve në pasuri të paluajtshme.
  1. Larry Page: 25 vjeç
Bashkëthemeluesi i Google e fitoi milionshin e parë në vitin 1999, në moshën 25 vjeçare.  Kuotimi në bursë i kompanisë në vitin 2004 e rriti pasurinë e tij në mbi 1 miliard, duke e bërë miliarder në moshën 30 vjeç.
  1. Bill Gates: 26 vjeç
Bashkëthemeluesi i Microsoft u bë milioner në vitin 1981, në moshën 26 vjeç, falë kuotimit në bursë të Microsoftit. Vlera e aksioneve të tij kaloi 1 miliardshin kur ishte 31 vjeç, gjë që në atë kohë e bëri miliarderin më të ri në moshë. Sot, Gates është njeriu më i pasur në botë.
  1. Elon Musk: 27 vjeç
Bashkëthemeluesi i PayPal dhe Tesla Motors si dhe themeluesi i SpaceX e arriti statusin e milionerit në vitin 1999, në moshën 27 vjeç, kur shiti një kompani aplikacionesh interneti për më shumë se 300 milionë dollarë.
  1. Sara Blakely: 29 vjeç
U desh vetëm një vit në krye të kompanisë së saj, Spanx, përpara se Blakely të bëhej milionere në vitin 2000, në moshën 29 vjeçare.
  1. Warren Buffett: 30 vjeç
Legjenda e investimeve dhe CEO i Berkshire Hathaway u bë milioner në vitin 1960 në moshën 30 vjeçare.
  1. Mark Cuban: 32 vjeç
Investitori i “Shark Tank” dhe pronari i Dallas Mavericks u bë milioner në vitin 1990 kur ishte 32 vjeç, atëherë kur shiti kompaninë e tij të parë, MicroSolutions.
  1. Oprah Winfrey: 32 vjeç
Mbretëresha e televizionit u bë milionere në vitin 1986, në moshën 32 vjeçare. Në vitin 2003, ajo u bë e para miliardere me ngjyrë e historisë, kur ishte 49 vjeçe.
  1. Zhou Qunfei: 33 vjeç
Themeluesja e “Lens Technology” u bë milioner në vitin 2003, në moshën 33 vjeç. Në vitin 2015, Lens Technology u kuotua në bursë, duke e bërë atë një miliardere në moshën 45 vjeçare.
  1. Jeff Bezos: 33 vjeç
Themeluesi dhe CEO i Amazon u bë milioner në vitin 1997, në moshën 33 vjeçare, kur kuotimi i Amazon në bursë siguroi 54 milionë dollarë. Dy vjet më vonë ai u bë miliarder, në moshën 35 vjeç.
  1. George Lucas: 34 vjeç
Krijuesi i “Luftërat e Yjeve” dhe themeluesi i kompanisë Lucasfilm u bë milioner në vitin 1978, në moshën 34 vjeç. Aksionet në Lucasfilm e ndihmuan të bëjë kërcimin, nga milioner në miliarder, në moshën 52 vjeçare.
  1. Denise Coates: 38 vjeç
Bashkëkrijuesja e kompanisë së basteve online Bet365 u bë milionere në vitin 2005, në moshën 38 vjeçare, pasi shiti kompaninë e saj për 40 milionë dollarë. 50% e aksioneve në Bet365 e bënë miliardere në moshën 47 vjeçare.
  1. Meg Whitman: 40 vjeç
Ish CEO e eBay, dhe aktualisht CEO e Hewlett-Packard, u bë milionere në vitin 1996 në moshën 40 vjeç. Dy vjet më vonë, në moshën 42 vjeç, pasuria e saj kaloi 1 miliard dollarë pasi eBay u kuotua në bursë.
  1. Larry Ellison: 42 vjeç
Themeluesi dhe CEO i Oracle u bë milioner në vitin 1986 kur ishte 42 vjeç. Statusin e miliarderit e arriti në moshën 49 vjeçare falë aksioneve në Oracle dhe rritjes së shpejtë të kompanisë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix4 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix4 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore5 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix6 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar7 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore7 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal8 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix8 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar9 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook