Rektori i Universitetit Luarasi, Arben Malaj thotë se impakti i krizës politike ndikon direkt tek largimi i kapitalit human nga vendi ynë, që janë njerëzit e specializuar. Sipas tij, Shqipëria e ka këtë pikë tejet të ndjeshme dhe efektet janë afatgjatë.
“Impakti i mjedisit politik në ekonomi vjen tek kapitali human, gjë që Shqipëria e ka më të dobët. Duke qenë se situata tensionohet herë pas here, krijon probleme dhe vështirësi për të thithur dhe për të mbajtur talentet. Jetojmë në një kohë ku konkurrenca nuk është tek krahu u punës. Jetojmë në një kohë kur pjesa e mençur shikojnë pak mundësi në këtë vend”- u shpreh Malaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu