Një iniciativë disa vjeçare e Provincës Franceskane me mbështetjen e bamirësve të shumtë
Rreth 200 të varfër do ushqehen në mensën “Buka e Shna Ndout”, e hapur nga Provinca Franceskane “ Zoja Nunciatë” në Shkodër.
“Të impresionohesh e të ndjesh keqardhje përballë atyre që kërkojnë buken e përditëshme nuk është më e mjaftueshme, është e nevojshme të bësh zgjedhje e të veprosh konkretisht”. Shprehet kështu drejtuesi i Provincës Françeskane të Shkodrës, At Aurrel Gjerkaj.
Bekimi i mensës për të varfërit u krye nga Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, i cili theksoi se: “Kjo është një dhuratë e madhe që vjen në ndihmë për të varfrit”. Një iniciativë disa vjeçare e Provincës Franceskane të Shkodrës, e cila merr jetë falë
kontributit të Eterve Françeskan dhe me mbështetje të bamirësve të shumtë
të Shkodrës.
Mensa do funskionojë duke u ofruar tre vaktet e ditës personave në nevojë, ndërsa ushqimi sigurohet përmes solidaritetit të shfaqur nga qytetarët e Shkodrës.
“Solidaritet i një qyteti të varfër, por me zemer të madhe”, u shpreh Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e pranishme në ceremonin e bekimit të mensës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu