Organizata Botërore e Ushqimit ka njoftuar se rreth 1.3 miliard ton ushqim hidhet çdo vit.
Në qoftë se vetëm një e katërta e këtij ushqimi përdoret në mënyrë të duhur, do të mund të ushqeheshin edhe 870 milionë njerëz të cilët janë të uritur dhe vuajnë për ushqim.
Sipas një hulumtimi të bërë nga Organizata Botërore e Ushqimit, rreth 30% e drithërave hidhen pa nevojë. Ndër të tjera, tek ushqimet e humbura hyjnë edhe 50% e rrënjëve të ndryshme që mund të mbillen, 20% e frutave dhe perimeve dhe 35% e qumështit dhe mishrave.
Në vendet e pasura, totali për konsum njerëzor në vit është mbi 900 kg, ndërsa në vendet e varfra rreth 460 kg.
Ushqimi që hidhet në Amerikën Latine, mund të ushqejë rreth 300 milionë njerëz. Ushqimi që hidhet në Europë, mund të ushqejë rreth 200 milionë njerëz. Ushqimi që hidhet në pjesët e pasura të Afrikës, mund të ushqejë mbi 300 milionë njerëz në nevojë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu