Pema e një pylli
Thirri zogjtë e u la k’të testament:
Lulet po ia lë detit,
Gjethet erës po ia lë,
Frutat diellit e paskëtaj,
Të gjitha farat janë për ju.
Për ju, të shkretit zogj,
Që stinës së bukur
Këngët t’mi këndoni.
E dua që ledhet
Kur t’u kenë rënë gjethet,
Zjarr t’u bëjnë varfanjakëve.
Veçse ju kujtoj që në trungun tim,
Është një degë që duhet nderuar,
Ballë mirësisë së njerëzve dhe të Zotit,
Se ajo degë, e thjeshtë dhe modeste,
E fortë dhe bujare u tregua: e provoi
Atëherë kur mbajti një njeri të ndershëm
Ditën që u var.
Përktheu: Dritan Thomollari
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu