Në botën e ‘Elisave’ të Ramës, në Durrës shfaqet Spiropali e dytë (VIDEO)
Pas mitingut me të rinjtë e Tiranës që votojnë për herë të parë, kryeministri, Edi Rama ka mbledhur sot të rinjtë e Durrësit që do të votojnë po ashtu për herë të parë më 18 qershor.
Takimin me të rinjtë në Pallatin e Sportit e çeli kryetarja e FRESSH, Justina Shkira e cila ishte një ‘Elisa Spiropali’ e dytë. Menjëherë pasi u ngjit në tribunë Shkira përshëndeti e ngjirur të rinjtë dhe menjëherë filloi dhe bëri ‘apelin’ e të rinjve nga rrethet e qytetit për të vërtetuar mes brohorimash nëse ishin të pranishëm. E ekzaltuar nga takimi, kryetares së FRESH i dridhej zëri dhe ‘çirrej’ teksa nuk la pa përmendur të gjithë anëtarët e PS në Durrës, kryebashkiakun, Vangjush Dako etj.
Nga video shihet qartë se si kryetarja e FRESSH në Durrës, zgjat gjithë mundim zërin dhe në fund falenderon kryeministrin Edi Rama teksa e quan kryeministrin më të mirë.
“ Falenderoj kryeministrin më të mirë, Edi Ramaaaaaaa” tha Shkira teksa në sfond dëgjohen edhe të qeshura.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu