Lidhu me ne

Temporal

Libri i keq – Edison Ypi

Hordhi frymorësh mbijetues pa asnjë lidhje me Artin, frymëzimin, talentin, po e ndotin Ritin, po profanojnë Tempullin, po i vënë kazmën Letërsisë. S’po shkruajnë për shqiptarë, as për njerëz, por për gjallesa primitive të një planeti të largët ku e shkruara artistike pritet të nisi pas miliona vitesh. Ku m’i gjen të qeshurat spasmatike me miqtë kur lexonim hajvanllëqet “artistike” të mender letërsisë së diktaturës. Tani llumrat e kahershëm j’a kanë lënë vendin një tjetër ferri që s’të bën të qeshësh por vetëm të vuash.
Libri i keq, kjo llahtari e kjo shëmti që ka mbushur stendat e panaireve, vetrinat e librarive, bibliotekat e shkollave, bëhet vetëm për të bërë të njohur menderautorin, për tu shitur nga pak, dhe për tu lexuar aspak.
Çfarë ka brenda libri i keq ?
Libri i keq ka brenda një koleksion ligësish; përdredhjet e konformistit, insistimin e budallait, stoicizmin e edepsizit, vuajtjet e të paaftit, përpëlitjet e oportunistit, shkretëtirën shpirtërore të materialistit, pra vetëm pleh.
Libri i keq është një gjë të cilën menderautori e ka zhgarravitur pa u lodhur për tu shprehur sa më shkurt dhe sa më bukur.
E shkruara nuk është llomotitje. E shkruara është punë e lodhëshme plot mundime, kushte, rregulla, që për t’i respektuar, duhet shkak i madh, arësye e lartë, talent, energji, ndjeshmëri, dashuri, frymëzim, përkushtim, vetflijim, gjëra këto, që autori i librit të keq nuk e di se ekzistojnë.
Libri i keq nuk ka Art, nuk ka magjepsje, nuk ka dehje, nuk ka dalldi, nuk ka marrosje të këndëshme.
Libri i keq është një ankth prej të cilit do të shpëtosh por s’di se si, do të ikësh, por s’di se ku.
Libri i keq, pa lodhje në secilën fjalë, rrokje, gërmë, tingull; pa përdorim të filtrave artistikë që s’lejojnë të depërtojnë llumrat, pa atë misterin që të shkruarën e bën Art, pa atë delirin që të bën të fërgëllosh, pa atë dorën e padukëshme që ndez dritën e përtejme, pa atë mesin e butë që leximin e bën të këndshëm dhe librin Letërsi, është një batak me zhaba, gjarpërinj, insekte.
Libri i keq është një përpjekje e kotë për të mbushur me bosh një humnerë.
Libri i keq është një kombinim situatash banale që s’bëjnë asnjë tablo, s’formojnë asnjë mozaik.
Libri i keq është një stinë e mërzitshme. Dimër pa diell. Behar pa fllad.
Libri i keq është shpërdorimi më i përbindshëm që i bëhet Lirisë. Poshtërimi më i padenjë për një komb të vjetër. Dënimi më i pamerituar për një popull leximtarësh.
S’kanë pse habiten pse shumicës së shqiptarëve të sotëm u merren mëntë pasi lexojnë një paragraf, dhe po arritën të shkruajnë një rrjesht e gjysëm në kompjuter, vetja u duket shkrimtarë.
Mund të duket i mirë e i bukur panairi. Halli se është për ibret libri.
“Fjala” që qe e para, do jetë edhe e fundit. Nga fillimi tek fundi, nga fjala te’ fjala, në mungesë të fjalëve, muzika më e bukur është heshtja./Ypi.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook