Kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë sot një deklaratë të fortë për drogën në vend. Kryeprokurori Llalla tha se në vend nuk asgjësohet droga.
Në një takim me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, ku po prezantohen rekomandimet e Këshillit të Ministrave për institucionet e Prokurorisë, Llalla tha se prokurorët përjashtohen nga procesi i asgjësimit të drogës.
“Prokurorët nuk duhet të përjashtohen nga ky proces. Prokurori duhet të jetë i pranishëm kur asgjësohet kanabis. Droga asgjësohet jo sipas ligjit, nuk njoftohen prokurorët. Ka dyshime që nuk asgjësohet droga”, tha Llalla.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu