Lidhu me ne

Kryesore

Bashkia Kamëz u kërkon të rinjve të distancohen nga Tahiri: “ Veç trafikimit të drogës, nuk ka për çfarë t’u flasë tjetër”

Bashkia Kamëz u kërkon të rinjve të distancohen nga Tahiri: “ Veç trafikimit të drogës, nuk ka për çfarë t’u flasë tjetër”

Pas takimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me të rinjte e Kamzës nuk ka vonuar deklarata e kësaj të fundit.
Kryetari i bashkisë Xhelal Mziu u ka kërkuar të rinjve që të distancohen nga ish ministri i Brendshëm. Sipas tij Tahiri, ashtu si shefi i tij Rama, udhëheqësit më të lartë të krimit në politikë dhe qeverisje, nuk kanë asnjë shans ballafaqimi në Kamëz, ndaj vijnë e struken diku në qytet me një grusht njerëzish dhe tentojnë të bëjnë politikë të madhe.
Reagimi i plotë :
Nga 2013-ta, Kamza është diskriminuar nga Edi Rama. Mbi 135 projekte të dërguara nga Bashkia për financim që flenë në sirtarët e qeverisë. Pyetja që i shtrojmë Tahirit është: Cili është bilanci i qeverisë Rama në Kamëz në këto 4 vite?!
 Saimir Tahiri, kreu i bandave të krimit dhe trafiqeve në vend, guxoi sot nga Kamza me të rinjtë që votojnë për herë të parë, të cilët u nxorën me urdhër nga mësimi, të mohojë zhvillimin e Kamzës në këto 20 vite. Rinia e Kamzës duhet të distancohet nga Tahiri, pasi veç kultivimit dhe trafikimit të drogës, nuk ka për çfarë të t’u flasë tjetër, pasi vetëm në këtë fushë ka bilanc pozitiv.
 Tahiri, ashtu si shefi i tij Rama, udhëheqësit më të lartë të krimit në politikë dhe qeverisje, nuk kanë asnjë shans ballafaqimi në Kamëz, ndaj vijnë e struken diku në qytet me një grusht njerëzish dhe tentojnë të bëjnë politikë të madhe, atakojnë arritje, por harrojnë që për banorët e Kamzës ata janë kryemashtrues.
 I kujtojmë Saimir Tahirit se në Kamëz janë ndërtuar me qindra kilometra rrugë; 18 shkolla dhe kopshte; Pallati i Kulturës; palestra e lojërave me dorë në Bathore; qindra kilometra rrjet të kanalizimeve të ujërave të zeza. Përfundimi i fazës së parë të projektit të ujësjellësit me KfË-në mundëson që 70% të Kamzës të furnizohet tashmë rregullisht me ujë të pijshëm. Janë me qindra projekte infrastrukturore që Bashkia Kamëz, e gjendur përballë bllokadës qeveritare, po investon me fondet e buxhetit të saj nga mirëmenaxhimi i taksave vendore. Vlen të përmendet rruga “Demokracia” në Paskuqan, 7 km e gjatë, punimet e së cilës po ecin me ritme të shpejta, investim ky me fondet e Bashkisë. Janë në proces edhe investime të tjera madhore, si: rikualifikimi urban i qendrës në Babrru. Prioritet i Bashkisë është edhe ndërtimi i sheshit të ri në qendër të qytetit Kamëz, pranë Pallatit të Kulturës, me sipërfaqe 3936 metra katrorë, si dhe ndërtimi i pedonales përgjatë “Bulevardit Blu”.
 I kujtojmë Tahirit se prej vitit 2013 Kamza dhe banorët e saj janë diskriminuar nga Edi Rama. Janë mbi 135 projekte të dërguara nga Bashkia për financim që flenë në sirtarët e qeverisë. Nga qeveria, pjesë e së cilës ishte dhe Tahiri deri para pak ditësh, është financuar vetëm rikonstruksioni i qendrës shëndetësore Kamëz! Tahiri dhe Rama përpara se të flasin në tymnajë për mbajtjen peng të Kamzës, kanë llogari për të dhënë ndaj banorëve të qytetit më vital në Shqipëri, qytetin e njerëzve me dinjitet dhe të punës. Gjatë qeverisjes së tyre jo vetëm që nuk kanë mbajtur kryepremtimin e firmosur nga Rama në Kamëz për legalizimet falas, por nuk kanë mbajtur asnjë premtim tjetër. E kundërta ka ndodhur, banorët e Kamzës dhe Paskuqanit janë masakruar nga kjo qeverisje deri në burgosje për një faturë të papaguar të energjisë apo vënien e një tulle avllie etj. Pyetja që i shtrojmë Tahirit është: Cili është bilanci i qeverisë Rama në Kamëz në këto 4 vite?!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Erion Veliaj: Për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime, ju lus të kuptoni që jam në burg

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili prej 16 ditësh ndodhet në burg ka reaguar sërish nga qelia, duke u shprehur se...

Mix3 orë më herët

Çfarë është zbokthi? – Shampot që duhet të zgjidhni

Zbokthi është një problem që prek një në dy persona, kryesisht meshkuj të rinj. Substanca përbëhet nga fragmente të vogla...

Mix3 orë më herët

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit – Kujdesi që duhet të tregoni

Në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, uji përmban klor. Në parim, kjo është diçka e mirë, por në...

Mix3 orë më herët

Si të kuptoni nëse keni gurë në veshka – Çfarë duhet të bëni

Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave. Prania e tyre mund të ndikojë...

Mix3 orë më herët

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë

A ju ka thënë dikush që flisni në gjumë? Apo keni dëgjuar dikë që flet ndërsa fle? Askush nuk mund...

Mix3 orë më herët

10 ANEKDODA RRETH FRIDA KAHLO | Shpërthyese dhe e pamëshirshme, delikate dhe e sofistikuar

Vepra e artistes meksikane Frida Kahlo është jashtëzakonisht e njohur sot në tregun e artit dhe për publikun e gjerë....

Mix3 orë më herët

ALAN WATTS | Historia e fermerit kinez

Na ishte një herë një fermer kinez, i cili humbi një kalë, që u largua dhe të gjithë fqinjët erdhën...

Mix3 orë më herët

Çfarë është vaginoplastika, procedura që i’u nënshtrua Michelle Comi për të rifituar virgjërinë

Një nga pengjet më të mëdha të Michelle Comi duket se ka qenë fakti që hera e saj e parë...

Mix4 orë më herët

SIMON SINEK | Gjenerata e re dhe varësia nga teknologjia

Çfarë është gjenerata e re? Gjenerata e re është një grup njerëzish që kanë lindur përafërsisht në vitin 1984 dhe...

Mix4 orë më herët

LAURA MORELLI | Historia e gondolës veneciane – Korrupsion, pasuri, bukuri

Nëse do të thoja ‘Venecia,’ a do ta përfytyronit veten duke rrëshqitur përgjatë Kanalit të Madh, me një gondolier që...

Facebook