Vite të tëra i është përkushtuar emisionit të saj investigativ “Njerëz të Humbur”, një emision që ka bërë shumë zemra bashkë, pas vitesh e vitesh të humbura. Por, pavarësisht sukseseve, Aida Shtino është larguar prej gati dy vjetësh nga ekrani. Një vit më parë, marrëveshja e saj për të risjellë “Njerëz të Humbur” në “Ora Neës” dështoi, por pas asaj, gazetarja e njohur nuk bëri asnjë tentativë tjetër për t’iu rikthyer ekranit.
Por çfarë ka ndodhur me Aida Shtinon gjatë kësaj kohe? Moderatorja ka qëndruar larg vëmendjes mediatike, duke refuzuar çdo përpjekje të gazetarëve për të marrë përgjigje prej saj mbi projektet e ardhshme. Gazetarja, e cila vetëm pak kohë më parë u përball me divorcin i është përkushtuar djalit të saj adoleshent, Brendon, me të cilin siç ka treguar më herët Aida, ka një marrëdhënie shumë të veçantë.
Sa i takon karrierës, gazetarja bëri një tentativë për t’u përfshirë në politikë, madje ka marrë edhe një ofertë nga PDIU-ja për t’u bërë pjesë e saj, ofertë për të cilën gazetarja ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu