Kryesore
Familjet më të pushtetshme të të gjitha kohërave
-
ROTHSCHILD, Bankierë
(1744- ) Brenda pak vitesh, Rothschild-ët kaluan nga getoja e hebrenjve në Frankfurt, Gjermani, duke akumuluar një pasuri aq të madhe, sa të industrializonin Europën dhe të financonin luftëra.
-
MEDICI, Bankierë
(Shekujt XV-XVIII) Financues të Papatit, gjithashtu ishin edhe politikanë e padronë. Patën një rol të rëndësishëm në Rilindjen italiane dhe kontribuan për të bërë Firencen, qendrën artistike që admirojmë edhe sot.
-
NEHRU-GANDHI, Politikanë
(1919- ) Prej kohësh anëtarë të Kongresit Kombëtar Indian, çliruan Indinë nga anglezët dhe i dhanë vendit tre kryeministra. Disa anëtarë të kësaj familjeje janë vrarë.
-
ROCKEFELLER, Biznesi i naftës
(1870- ) Shumë të pasur falë nxjerrjes së naftës, ishin filantropë të mëdhenj që mbështetën kulturën dhe kërkimin shkencor. Kreu i familjes ishte Uilliam Avery Rockerfeller, druvar dhe nëpunës udhëtues.
-
FUGGER, Bankierë
(Shekujt XV-XVI) Ishte familja më e rëndësishme e sipërmarrësve, mes Mesjetës së Vonë dhe fillimit të epokës moderne. Kishin monopolin e bakrit dhe lidhën kontrata me shtete të ndryshme europiane.
-
KRUPP, Biznesi i çelikut dhe armëve
(Shekujt XIX-XX) Dinasti gjermane manjatësh të prodhimit të çelikut. Me fabrikat e tyre influencuan disa luftëra. Disa pjesëtarë të familjes Krupp, u dënuan për krime kundër njerëzimit pas luftës.
-
BORGHESE, Tregtarë leshi
(Shekujt XVI-XIX) Familje tregtarësh, kreu i familjes ishte një tregtar leshi i shekullit XIII, Tiezzo da Monticiano. Zotëronin shumë toka dhe lidhje të ngushta me Papatin dhe me Napoleonin.
-
KENNEDY, Politikanë
(Shekulli XX) – Amerikanë me origjinë irlandeze. Patriarku ishte Patrick J. Kennedy i Partisë Demokratike. Mes anëtarëve të saj, më të famshmit ishin presidenti John F. Kennedy dhe senatorët Bob dhe Ted Kennedy.
-
EPHRUSSI, Biznesi i naftës
(Shekujt XIX-XX) Ukrainas me origjinë greke, kontrollonin drithërat dhe naftën në Europën Lindore. Krijuan banka por, duke qenë hebrenj, humbën pothuaj gjithçka me ardhjen e nazizmit.
-
VANDERBILT, Transporte
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu