Lidhu me ne

Aktualitet

Ç’po ndodh me zgjedhjen e Presidentit?

Ç’po ndodh me zgjedhjen e Presidentit?

I pyetur nëse Presidenti i i ardhshëm i Republikës do të ishte produkt i një konsensusi të gjëra, pra i negocimit me opozitën apo do të zgjidhej nga koalicioni PS – LSI, i ftuar në studion e Opinion në Shtator, Edi Rama u përgjigj:
– Kjo nuk ka më asnjë diskutim, Presidenti i ri i takon koalicionit të mazhorancës dhe do të zgjidhet prej tij!
Kjo pyetje e përsëritur sërish në Janar gjatë një interviste në Tv Klan mori thuajse të njëjtën përgjigje: Presidenti i takon mazhorancës.
Në ditët në vijim, as Rama dhe as Meta nuk e mohuan faktin që Presidenti do t’i takonte kësaj mazhorance madje u fol edhe për një kompromis që ky të vinte nga LSI.
Që nga kjo situatë nuk ka ndodhur asgjë, por befas, PS, LSI dhe PDIU konsumuan në 2 ditë dy raundet e para për zgjedhjen e Presidentit dhe kanë fiksuar të tretin të enjten. Në dy raundet e para nuk u prezantua asnjë emër. Kjo duket absurde nga ana e procedurës. Madje këto parti së bashku i bëjnë votat për zgjedhjen e Presidentit.
I pyetur për këtë manovër politike, Meta u përgjigj se mazhoranca është duke pritur opozitën për një marrëveshje dhe një konsensus më të gjerë dhe se ai shpreson që kjo të ndodhë gjatë kësaj jave.
Në fakt zgjedhja e Presidentit nuk ka qenë asnjë moment shqetësim i PD. Kjo e fundit ka mohuar çdo zë se presidenti i ardhshëm mund të ishte objekt i një marrëveshje të mundshme dhe as mjet shkëmbimi për zgjedhjen e krizës. Megjithëse nga mazhoranca janë përmendur në takime me Ambasadorë emrat e 2 personazheve nga opozita që mund të merrnin konsensus, kjo ngjan më shumë një lloj tallavaje politike në kohën e krizës së krijuar nga ngërçi i zgjedhjeve. Pra të presësh PD që të japë konsensus për një gjë që as e ka kërkuar dhe as e kushtëzon dot, duket më shumë se absurde. Aq më tepër që vetë PS, nuk ka deklaruar që ka ndonjë ndryshim nga deklaratat e dikurshme të Ramës. Deklarata se Presidenti i takon mazhorancës mbetet. Ndërkohë vetë PD vështirë se do kthehet në parlament për të diskutuar për Presidentin. Pra, i gjithë qëndrimi ngjan i çuditshëm.
Por me datë 27 është votimi i 3 – të. Pas tij mbeten edhe 2 të tjerë. Nëse mazhoranca zbaton afatet maksimale ligjore, me datën 11 Maj është afati i fundit. Dhe në këtë rast, mos prezantimi i një kandidati e çon vendin automatikisht në zgjedhje. Nëse zbaton afate më të afërta, atëherë i bie të shkojmë në zgjedhje të parakohshme diku në datën 11 Qershor. Pra një javë përpara zgjedhjeve të vendosura. Në këtë rast, kushtetuta nuk lë ekuivoke. PS dhe LSI mund të përfitojnë nga procedura e re. Ato mund të shpërfillin vendimin e sotëm të KQZ që nuk mori parasysh shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve. Në situatën e re ato mund të riregjistrohen sërish si koalicion, mund të justifikohen se PD nuk hyri në zgjedhje dhe mund të shkojnë përpara. Edhe pse kjo nuk është rruga më e mirë, ajo është përdorur edhe më parë për të dalë nga ngërçi. Ka ndodhur në Kosovë, kur PDK e Hashim Thaçit rrëzoi vetveten dhe e dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Në Tiranën e politikës informale, flitet se ka një kompromis që Meta të shkojë në krye të shtetit, por kjo të ndodhë pas zgjedhjeve. Nëse është e vërtetë, kjo është mënyra më e mira për ta realizuar këtë, edhe pse, vetë loja ka shumë të panjohura!
Gjithsesi, këto dy javë deri në zgjedhjet e Kavajës do të jenë javët deçizive të politikës shqiptare!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook