Lidhu me ne

Kryesore

Të gjithë e duan një vajzë


collage
Ata janë prezentues e gazetarë të mirë. Shumë të mirë. Mund të mbajnë një program prej deri gjashtë orësh pa treguar fare shenja rënieje. Siç mund të përballojnë presionin e të bërit për të qeshur edhe pas dy orësh emision. Kanë mbajtur në ritëm spektakle të rëndësishëm për vite të tërë dhe kanë arritur të mbeten të frskët. Ama, secili prej tyre e di mirë se sado të zotë, të zhdërvjellët, të artikuluar, me batuta në majë të gjuhës, të paparashikueshëm, interesantë… të jenë prezantuesit e gazetarët burra, sërish kanë nevojë për një vajzë. Është elementi i ëmbël, mbështetës, ndonjëherë edhe seksi, që me sa duket ekrani e kërkon. Dhe prezantuesit, pavarësisht se mbajnë peshën e vërtetë, i pranojnë me shumë xhentilesë pikët që u shton një vajzë e bukur në krah. Këtë sezon televiziv, edhe ata që kanë qenë historikisht të vetëm, me programe të ndjekur, e kanë thyer rregullin dhe kanë ndarë minutat e transmetimit me gjininë e bukur.
xing me ermalin
Ermali e kuptoi
Ai e nisi vetëm fare “6 ditë pa Ermalin”, fillimisht në Digitalb. Duke shfrytëzaur armën e tij më të fortë, humorin, Ermal Mamaqi, arriti të krijonte një emision, peshën e të cilit e mbajti të gjithën vetë edhe kur u zhvendos në Klan. Vetëm se pas disa puntatash, u shfaq mbi tavolinën e tij Rashel Kolaneci. Vajza seksi me buzë të plota e forma të dukshme nuk ka një vend të caktuar enkas për të në skenë. Nuk thua dot se ajo është bashkëprezantuese me Ermalin. Por Rasheli shfaqet aty këtu. Herë duke bërë sikur lexon horoskopin e herë mbështet Ermalin për të qesëndisur ndonjë të ftuar. Pse e përfshiu Ermali Rashelin në mes të emisionit? Ndoshta e kuptoi se sado i i lezetshëm të jesh e sado të ndjekur ta kesh emisionin, një vajzë e bukur nuk del kurrë e tepërt. Përkundrazi.
ledion fjoralba
Edhe Ledioni
Ky është edicioni i gjashtë i “The Voice of Albania”. Pesë të parët Ledion Liço i ka drejtuar krejt i vetëm. Përveç netëve “live”, kur në zonën e konkurrentëve e për të pasqyruar trafikun në rrjetet sociale, disa prezantuese (vitin e kaluar një vajzë e një djalë, prezantues të Select) i janë bashkuar me lidhje të herëpashershme. Vetëm se kësaj here, një konkurrente e vitit të kaluar, Fjoralba Ponari, pati një rol aktiv që në natën e parë në shown e talenteve. E quajtur si korrespondente e rrjeteve sociale, biondja e ëmbël me kaçurrela, iu bashkangjit edhe në skenë Ledionit, duke u bërë për herë të parë gjatë historisë së “The Voice”, një zë i dytë, përveç atij të përhershmit, Ledion Liços. Dhe po të kemi parasysh se edhe këtë vit edhe vetë roli i tij ka ndryshuar, tashmë është edhe producent, është e qartë se prania e Fjoralbës është zgjedhje e tij. Dhe është zgjedhje e mirë.
Ardit-Gjebrea-Andresa-685x420
Arditi e ka ditur që në fillim
Përderisa “E Diela Shqiptare” nuk ka bërë asnjë sezon pushim, është shenjë e qartë se është një program i suksesshëm dhe i ndjekur, meritë edhe e prezantuesit e producentit bashkë. Por edhe pse është moderator i vjetër, edhe pse mban peshën më të madhe të shoët i vetëm, Ardit Gjebrea nuk ka preferuar asnjëherë të qëndrojë krejt i vetëm në atë skenë të madhe. Që kur ka filluar ai program e deri më sot, ka pasur disa prezantuese, me role të ndryshme, në rubrika të ndryshme. Sepse ai e di mirë efektin që ka një prezantuese, qoftë ajo edhe një braziliane e bukur, e cila edhe pse ka mbi pesë vjet në një ekran shqiptar, nuk ka mësuar ende të numërojë në shqip nga 1 deri te 30. Por Arditit i mjafton. Siç i kanë mjaftuar edhe të gjitha prezantueset e Këngës Magjike. Të zonjat apo jo, shqiptare apo ajo, ato janë përherë aty, për të shoqëruar edhe një prezantues si Arditi.
procesi sportiv
Ç’“Proces” do ishte pa Marinën?
Një emision sportiv mbetet një emision sportiv. Aty do flitet për ndeshje, për gola, për kampionate e futbollistë. Dhe burrat do ta ndjekin po me aq kërshëri sa gratë shohin një serial. Por jemi të gjithë dëshmitarë se në emisionet sportive gjithnjë e më shumë po fitojnë territor vajzat. Në të gjitha ekranet emisionet sportive janë në garë kush ka preznatuesen më të bukur. Dhe ato janë të gjitha vërtet të këndshme. Ne nuk kemi zgjedhur Marinën se ka fituar çmimin e më të mirës. Por sepse mendojmë se ka qenë ndër të parat që e hapi lojën dhe që me Edi Manushin krijon një kombinim që ka funksionuar për bukuri. Veç Marinës, një paneli me burra të “Procesit Sportiv” i shtohet përherë edhe një e ftuar. Pak rëndësi ka merr vesh apo jo nga sporti. Gjendet një mënyrë për ta bërë aktive. Dhe ja ku edhe një emision burrash bëhet i ndjekshëm nga të gjithë.
arian sofi
Edhe Çani e ndjek tendencën
Do thoni ju, po Çani çne? Ai e ka drejtuar historikisht i vetëm Zonën e tij të Lirë. Po Sofia? Të gjitha vajzat, që ai i ka quajtur Sofi, sepse kështu quhej vajza e dytë që luante rolin e asistentes në studio gjatë emisinit live, pavarësisht se nuk janë kurrë të pajisura me mikrofon dhe shoqërojnë vetëm të ftuarit, janë pjesë e padiskutueshmë e “Zonë e lirë”. Arian Çani i jep herë pas here frymëmarrje emisionit me një vajzë, bionde a brune qoftë , që shëtit nëpër studio, që ai i drejtohet duke e pyetur, që kamera ta fokusojë e të braktisë qoftë edhe për disa sekonda imazhin e pandryshueshëm të Arjan Çanit veshur me të zeza. Dhe pak nga pak Sofitë, kthehen në personazhe. Do t’i mungonin asaj studioje nëse nuk do ishin.
adi krasta
Po Krasta?
Ai i kthehet herë pas here shoët “E diell” në Top Channel, edhe pse duket sikur ka qenë e fundit çdo herë që e ka braktisur. Është kthyer sërish, por ndryshe nga herët e tjera, kur e ka ndarë skenën edhe me një ose dy partnere, këtë herë Krasta ka vendosur të jetë krejt i vetëm. Askush nuk e vë në dyshim aftësinë e tij për të mbajtur ritmin e një program aq të gjatë e të ngjeshur. Po flasim për një nga prezantuesit më të mirë e më me përvojë. Ama ajo studio (këtë vit paksa më e ftohtë dhe e zhveshur) një prezantuese të këndshme edhe mund ta kishte, qoftë edhe me një rol fare të vogël, që nuk do eklipsonte kurrsesi Krastën./Tiranapost
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook