Lidhu me ne

Kryesore

Shqiptarët ‘braktisin’ anglishten dhe italishten, të dhënat tregojnë se po mësojnë një gjuhë tjetër  

Shqiptarët ‘braktisin’ anglishten dhe italishten, të dhënat tregojnë se po mësojnë një gjuhë tjetër

Gjermania duket se është shndërruar në ‘tokën e premtuar’ për shqiptarët. Gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin që të mësojnë gjermanishten, duke lënë kështu pas anglishten dhe italishten.
Të dhënat tregojnë se edhe pse ritmi i frekuentimit të kurseve ka rënë përsëri ato dominojnë duke zënë 16.6% të totalit të kursantëve, kryesisht nga të punësuarit dhe nxënësit e shkollave. Kjo tendencë lidhet edhe me kërkesën e lartë që ka tregu gjerman për forcë të kualifikuar pune, por njohja e gjuhës është kushti bazë.
Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë se ka fluks në rritje të kërkesave për mësimin e gjuhës gjermane.
Ndërsa referuar kurseve të tjera profesioneve, më të frekuentuarit, në raport me totalin e pjesëmarrësve, kanë qenë: Kuzhina(11%), Instalues dhe riparues të rrjetit elektrik” (11.7%) Rrobaqepësi (7.2%), Hidraulik (9.1%), Parukeri (5.8%) dhe Saldim (5.3%).
Të rinjtë pjesëmarrës në kurset profesionale pranë Qendrave tëFormimit Profesional Publik, përbejnë 65% të totalit të pjesëmarrësve. Ajo që duhet theksuar që në te gjitha profesionet  pjesëmarrja e të rinjve ngelet mbi 50%. Pjesëmarrësit me nivel arsimor të mesëm përbejnë 58.5% të totalitë pjesëmarrësve.
Nëse i referohemi llojit të kurseve, shikojmë që përveç kursit Art desing dhe Përdorim  kompjuteri, ku dominancën e kanë pjesëmarrësit me arsim te lartë, në te gjitha kurset e tjera, arsimi i mesëm përbën mbi 45% të pjesëmarrësve në çdo kurs.
Sipas të dhënave punëkërkues të papunë pjesëmarrës në këtë program, që kanë arritur të punësohen në përfundim të formimit profesional janë 1.007, por ky është një tregues ky i parealizuar pasi do ishte parashikuar në nivelin 2.000 persona.
E nëse pjesëmarrja në kurse për formim profesional është e kënaqshme, punësimi pas certifikimit, vazhdon të mbetet një problem serioz pasi, vetëm 9% e punëkërkuesve të papunë të trajnuar gjatë këtij vitit në kurset e profesionevekanë arritur të punësohen. (Monitor)
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore21 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar22 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix22 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar22 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar22 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook