Lidhu me ne

Kryesore

Shpjegimi i ëndrrave/ Ja çfarë do të thotë kur shohim, vdekje, tradhti, etj…

largea_111114074528-insominia-fibromyalgia-woman-sleep-1114-story-top1421603725
Nëse keni përjetuar një ëndërr, ku një i afërm i juaj vdes, sigurisht që keni kaluar një natë të tmerrshme.
Zakonisht njerëzit shohin disa ëndrra natën. Disa zgjasin nga 5 deri në 20 minuta.
Shumicën e tyre i harrojmë.
Por kur bëhet fjalë për vdekje ose për disa çështje që na terrorizojnë, atëherë kemi pse të shqetësohemi.
Ekspertja Delphi Ellis ka disa shpjegime për makthet.
Vdekja
“E dimë prej vitesh kërkime se ëndrrat nënkuptojnë diçka. Të gjithë jemi ndryshe, kështu që ëndrrat për vdekjen kanë kuptime unike për çdo ëndërrimtar.
Në disa kultura, të ëndërrosh vdekjen është një shenjë e mirë. Disa thonë se kjo ëndërr parashikon një lindje.
Por vdekja në ëndërr reflekton ndryshimin që shohim tek të tjerët dhe tek vetja. Nëse dikush që duam, sillet ndryshe, kjo mund të manifestohet si vdekje në ëndërr.
Mamatë e reja shpesh shohin në ëndërr beben që u vdes, duke njohur përgjegjësinë që ndjejnë për fëmijën e tyre dhe shqetësimin se diçka mund të ndodhë.
Prindërit mund të shohin të tilla ëndrra teksa fëmijët e tyre rriten, duke pranuar se fëmija e tyre vulnerabël, tashmë nuk varet prej tyre.
Shumë njerëz druhen se ëndrrat për vdekjen janë një ogur se diçka e keqe do të ndodhë. E kuptoj shqetësimin e tyre, por ëndrrat me vdekje, edhe pse duken shqetësuese, kryesisht shërbejnë për të na kujtuar se sa e çmuar është jeta dhe se duhet të kalojmë çdo moment të saj me njerëzit që duam dhe na dhimbsen më shumë.
Ëndrrat me vdekje shkaktohen edhe nga ankthi, kryesisht nëse keni dëgjuar lajme të këqija ditën.
Duhet të siguroheni që të adresoni çështjen e ankthit, duke u përgatitur për një gjumë të mirë. Trajtojeni stresin gjatë ditës dhe sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e qetë dhe relaksuese”.
Duke rënë
“Shpesh shohim ëndrra sikur po biem ose po rrëzohemi. E mbani mend historinë e Lizës në Botën e Çudirave? Nëse shihni ëndrra të tilla, me shumë gjasë kjo vjen pasi nuk e dini se ku do ju çojë aventura e radhës në jetë.
Nëse kjo nuk u pëlqen, me shumë gjasë e ndjeni veten pa kontroll mbi gjërat.
Nga ana tjetër, kjo ëndërr simbolizon edhe ndryshimet që ju presin, për të cilat nuk e dini si do jenë”.
Kur ju ndjekin
“Kjo ëndërr zakonisht përfaqëson ankthin se dikush kërkon t’ju kapë.
Nëse e dini se kush ju ndjek, kjo ju jep të dhëna se ku është problemi.
Por shumë njerëz nuk e dinë këtë. Kjo mund të vijë për shkak të një çështje të pambyllur ose për shkak se jeni të shqetësuar se e kaluara mund të ndikojë në të tashmen tuaj.
Kjo nuk do të thotë se keni bërë diçka gabim, shumë njerëz sot ndjejnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë në shumë fusha të jetës së tyre.
Nëse e shihni këtë ëndërr, ndoshta mund të jenë duke u shqetësuar se dikush më i mirë do u zëvendësojë në punë ose shtëpi”.
Të tradhtosh
“Shumë shpesh njerëzit më thonë se shohin ëndrra sikur partneri i tradhton dhe ata janë të shqetësuar.
Ata mendojnë se subkoshienca e tyre po tenton të komunikojë me ta.
Kjo në fakt më shumë sugjeron frikën se partneri do tradhtojë, më shumë se sa një provë se ai po e bën diçka të tillë.
Kjo ndodh zakonisht kur dikush nuk ka qenë besnik në të shkuarën në jetën reale, duke reflektuar pasigurinë se munud të ndodhë sërish.
Kjo ëndërr për ironi është e zakonshme kur marrëdhënia po ecën mirë”.
Të humbasësh një dhëmb
“Kjo është një ëndërr e zakonshme, interpretimi i së cilës ka kuptim tradicional.
Në disa kultura, dhëmbët përfaqësojnë njerëzit, kështu që humbja e një dhëmbi mund të simbolizojë frikën se do humbasësh dikë të afërt.
Sot dhëmbi përfaqëson statusin dhe pasurinë, ndaj rënia sugjeron se paratë janë një problem.
Disa njerëz ëndërrojnë sikur dhëmbët u thyhen brenda në gojë.
Gjithçka në gojë simbolizon një problem me komunikimin, kështu mendojeni se me kë keni probleme në këtë fushë”.
Shtëpitë
Ëndrra më e zakonshme është ajo që ju jeni në një shtëpi të panjohur.
Shtëpitë në ëndërr reflektojnë shpesh pikëpamjen tonë për vendin që kemi në botë.
Nëse kopshti është i mirëmbajtur dhe shtëpia e pastër, ju po tentoni t’u tregoni njerëzve se jeni të organizuar dhe e keni gjithçka nën kontroll.
Nëse shtëpia është e prishur, kjo tregon se po lodheni shumë dhe keni nevojë për pushim. /express
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook