Lidhu me ne

Kryesore

Raporti/ Pasuritë për 2016, milionat e Nishanit, Ramës, Metës e Llallës dhe disa komente pikante nga lexuesit online

Pasuria e krerëve të shtetit dhe politikës shqiptare, për vitin 2016, buron kryesisht nga pagat, dietat për udhëtime jashtë vendit, interesat bankare, nga qiratë dhe shitja e apartamenteve. Zbardh deklaratat e pasurisë, për vitin që lamë pas, të Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe të krerëve të disa prej institucioneve të pavarura më të rëndësishme në vend.Nishani miliona nga qiratë dhe udhëtimet
Për vitin 2016, kreu i shtetit Bujar Nishani ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rreth 10 mijë USD të ardhura nga dhënie me qira e një apartamenti dhe dyqani në Durrës.Po ashtu, kreu i shtetit deklaron 1 620 USD dhe 4 860 euro dieta për udhëtime në cilësinë e Presidentit, 2 260 238 lekë pagën vjetore si President dhe 102 000 lekë pagë si kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nishani thotë se i ka mbetur pa shlyer 3 418 476 lekë nga një kredi e marrë për blerje apartamenti, ndërsa bashkëshortja e tij, Odeta Nishani ka marrë një tjetër kredi për shtëpi dhe mobilim shtëpie.Zonja Nishani deklaron 1 576 400 lekë pagë si punonjëse në Bankën e Shqipërisë si dhe 990 USD e 2 370 euro dieta udhëtimesh jashtë vendit. Kreu i shtetit deklaron gjithashtu 9 mijë euro pakësim të një depozite bankare, por nga ana tjetër i janë shtuar dy depozita dhe tre llogari të tjera rrjedhëse.Kryeministri Rama 1.2 mln lekë nga pikturat
Shefi i qeverisë Edi Rama, për vitin 2016, deklaron 1 285 665 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike, pra nga shitja e pikturave. Rama deklaron 2 021 748 lekë pagën vjetore si kryeministër, 204 000 lekë honorare dhe një shtesë prej 1 043 896 lekësh në llogarinë bankare. Kryeministri thotë se i kanë mbetur edhe 30 mijë euro për të shlyer nga një kredi prej 65 mijë eurosh, me afat dhjetëvjeçar. Ndërkaq, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama deklaron 78 000 lekë gjendje cash, 3 142 579 lekë të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 814 085 lekë të ardhura nga honorare, 2 069 019 lekë të ardhura nga dhënia me qira i një apartamenti dhe 2 902 lekë interesa bankare. Ndërsa djali i kryeministrit, Gregor Rama deklaron një shtesë prej 2 177 lekësh dhe 14 mijë eurosh në llogari bankare, blerjen e një autoveture tip Audi 400 000 lekë dhe 25 000 euro të ardhura nga shitja e veprave të artit.Meta 543 mijë euro fitime nga shitja e apartamenteve
Në deklaratën e pasurisë së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, bie në sy shitje e katër apartamenteve banimi nga zonja Monika Kryemadhi. Kjo e fundit deklaron shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 104.74 m2, për 55.503 euro, shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 166.2 m2, për 85.088 euro, shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 108 m2, për 57 885 euro dhe shitjen e një apartamenti banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro. Apartamenti i fundit është vetëm 50 për qind në pronësi të deputetes Kryemadhi. Po ashtu, gjatë vitit 2016, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka likuiduar një kredi për 155 mijë eurosh për blerje apartamenti.
Pasuria e 6 mijë zyrtarëve do bëhet publike
Parlamenti, disa ditë më parë, ka miratuar disa ndryshime në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Ndryshimet parashikojnë për herë të parë publikimin on-line të deklaratave të pasurisë të rreth 6 mijë zyrtarëve, duke nisur që nga presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryeprokurori e deri tek zyrtarët e rangjeve më të ulëta, të cilët janë subjekte deklaruese. Në kuadër të rritjes së saktësisë dhe vërtetësisë së deklarimit të pasurive dhe burimit të krijimit të tyre, është parashikuar deklarimi on-line/ elektronik i pasurisë, me disa kufizime sa i takon të dhënave personale.
Deklaratat e pasurisë së krerëve të shtetit dhe politikës
Pasuria e Presidentit Bujar Nishani
Llogari rrjedhëse, 47 040 lekë.
Llogari rrjedhëse, 21 960 lekë.
Llogari rrjedhëse, 2 209 947 lekë.
Interesa depozite, 445 560 lekë.
Shtim depozite, 2 505 lekë.
Pakësim depozite, 9 mijë euro.
Paga si President, 2 260 238 lekë.
Paga si kryetar i KLD, 102 000 lekë.
Dieta udhëtimesh, 1 620 USD, 4 860 euro.
Të ardhura nga para dhe shpërblime të bashkëshortes në Bankën e Shqipërisë, 1 576 400 lekë.
Dieta udhëtimesh të bashkëshortes jashtë vendit, 990 USD, 2 370 euro.
Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 660 000 lekë.
Kredi për apartament, detyrimi i mbetur, 3 418 476 lekë.
Gjendje cash në Shtëpi, 95 000 lekë.
Kredi e bashkëshortes për shtëpi dhe mobilim, 9 600 000 lekë.
I biri Ersilino Nishani, 120 000 lekë.
E bija Fiona Nishani, 120 000 lekë.
Pasuria e kryeministrit Edi Rama
Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, + 1 043 896 lekë.
Të ardhura nga paga për vitin 2016, 2 021 748 lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artistike, 1 285 665 lekë
Honorare të tjera, 204 000 lekë.
Detyrim nga kredia e marrë, shlyer 35 mijë euro, mbetur 30 mijë euro.
Linda Rama, të ardhura personale, – 601 699 lekë.
Gjendje cash, + 78 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 3 142 579 lekë.
Të ardhura nga honorare, 814 085 lekë.
Qira apartamenti, 2 069 019 lekë.
Interesa bankare, 2 902 lekë.
Gregor Rama, i biri, llogari bankare, + 2 177 lekë.
Llogari bankare, + 14 831 euro.
Autoveturë tip Audi, 400 000 lekë.
Të ardhura shitja e veprave të artit, 25 000 euro.
Kontratë qiraje me afat dyvjeçar, 432 000 lekë.
Pasuria e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta
Pakësim i llogarisë bankare, 1 113 620 lekë.
Llogari studentore, djali…, 43 727 lekë.
Llogari bankare, Ilir Meta, 1 001 029 lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar Kuvendi, 1 955 743 lekë.
Likuidim kredie për blerje apartamenti, 155 000 euro.
Monika Kryemadhi, shitje apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, 55.503 euro.
Shitje apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, 85.088 euro.
Shitje apartament banimi me sipërfaqe 108 m2, 57 885 euro.
Llogari bankare dy emërore Bora Meta dhe Monika Kryemadhi, 9 181 lekë
Llogari bankare, shtuar me shumën 174 403 euro.
Shitje apartament banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro, pjesa 50 për qind.
Të ardhura nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1 993 076 lekë.
Overdraft i marrë në 2015 dhe i shlyer në 2016, 1 235 677 lekë.
Llalla shet tokë 249 mijë euro, blen 1500 m për 35 mijë
Kryeprokurori Adriatik Llalla, gjatë vitit që lamë pas, ka deklaruar pranë ILDKP se ka shitur për 249 mijë euro 3 mijë metra katrorë tokë e llojit ullishte, në Bathore, Tiranë. Pas pagesës së taksave, shuma e kaluar në llogarinë bankare të kryeprokurorit është 233 944 euro.Po gjatë vitit 2016, kryeprokurori Llalla ka blerë po në Tiranë, një sipërfaqe toke më të madhe, por me një çmim disa herë më të lirë. Konkretisht, Llalla deklaron se ka blerë një tokë arë me sipërfaqe 4.500 metra katrorë në Tiranë, me vlerë 4 500 000 lekë ose rreth 35 mijë USD. Siç duket nga deklarata e pasurisë, kryeprokurori ka blerë tokë me sipërfaqe 1 500 metra katrorë më të madhe, por më një çmim disa herë më të lirë se tako që ka shitur, po brenda Tiranës.Po gjatë vitit 2016, kryeprokurori Llalla deklaron një shtesë në llogari prej 140 695 eurosh (burimi nga shitja e tokës), 1 694 609 lekë shtesë në llogarinë rrjedhëse të pagës, 1 861 320 lekë të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 836 216 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori panë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Parësor, dëmshpërblim për burgun e babait si ish i dënuar politik 638 375 lekë etj.Ndërkaq, në deklaratat e pasurisë së viteve të mëparshme, kryeprokurori Adriatik Llalla ka blerë një apartament banimi në Durrës, me sipërfaqe 67.2 m2. Ndërsa gjatë vitit 2015, Llalla ka dhënë me qira një pjesë të banesës, në vlerën 1 200 000 lekë. Disa muaj më parë, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka verifikuar ligjshmërinë e pasurisë së kryeprokurorit Llalla, i cili para se të emërohej në këtë detyrë, ka drejtuar ILDKP./ Shqiptarja.com
Disa komente pikante nga njerez anonim:
 dordo lecka
Duhet me bo ene logarit e dynjase u pa puna… – Xhevrije, ma bjer iher maqinën llogaritse!
Me terheq vemendjen se prokurori Llalla vihet ne dyshim me shitblerje toke, per cmimet, pa u specifikuar se per cfare toke behet fjale. Permendet shkarrazi se toka e shitur bujeqesore eshte ullishte, por nuk permendet se sa kushton vetem nje rrenje ulliri. Nje meter katror toke mund ta blesh edhe ne vende te tjera te Europes lindore vetem me dy euro, por nje rrenje peme frutore ne prodhim kushton deri ne 300 euro, e shume me teper mund te kushtoje nje peme qindra vjecare sic eshte ulliri.
varferia haderjo
si e bleu qe e shiti shiti, o medet per kete popull qe nuk po shkundet njere e mire.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook