Lidhu me ne

Kryesore

Pesë ligjet themelore të budallallëkut njerëzor

Në fillim të viteve 1600, astronomi Johannes Kepler parashtroi tre ligjet e tij të lëvizjes planetare, që për herë të parë, ofronin një përshkrim të saktë e të bazuar mbi prova, të lëvizjes së planetëve në Sistemin Diellor, përreth Diellit. Deri në fund të shekullit, Isaac Newton ndoqi shembullin e Keplerit me tre ligjet e tij, duke përshkruar marrëdhënien mes një objekti dhe forcave që veprojnë mbi të. Ishte ai pra, që hodhi themelet e mekanikës klasike.
Pothuaj treqind vjet më vonë, Carlo M. Cipolla, një profesor i historisë ekonomike në Universitetin e California-Berkeley, parashtroi një seri ligjesh që nuk janë më pak zbulues, se sa ata të Keplerit apo Newtonit: Ligjet Themelore të Budallallëkut Njerëzor.
Ndërkohë që këto ligje nuk mësohen në shkolla, ato gjithsesi mbartin mësime që meritojnë reflektim në këtë epokë moderne. Budallallëku sot shfaqet më shumë se kurrë më parë në televizion, në YouTube, apo edhe në rrugët e qytetit, që i frekuentojmë pothuaj çdo ditë. Që të reagojë më mirë dhe të shmangë një sjellje të tillë të marrë, njeriu duhet që më parë ta kuptojë atë. Pesë ligjet e Cipollas janë një udhërrëfyes i dobishëm.
Pesë ligjet themelore të budallallëkut njerëzor:
  1. Gjithmonë dhe pashmangshmërisht, gjithsecili prej nesh nënvlerëson numrin e individëve budallenj që janë në qarkullim.
  1. Probabiliteti që një person i caktuar të jetë budalla, nuk varet nga asnjë prej karakteristikave të tjera të atij personi.
  1. Një budalla është një person që i shkakton humbje një tjetër personi apo grupi personash, ndërkohë që vetë nuk fiton asgjë, madje mund të pësojë edhe humbje.
  1. Njerëzit jobudallenj gjithmonë nënvlerësojnë fuqinë dëmtuese të individëve budallenj. Në veçanti, jobudallenjtë harrojnë vazhdimisht se në çdo kohë dhe në çdo vend, si dhe në çdo rrethanë, të merresh dhe të shoqërohesh me budallenj, është një gabim i kushtueshëm.
  1. Një budalla, është lloji më i rrezikshëm i një personi./Ypi.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook