Ky është sekreti i orkideas, lules së dashurisë dhe admirimit
Orkidea është një lule e përsosur dhe rrezatuese. Në gjuhen e luleve, ajo i bën elozhe hirit dhe bukurisë femërore. Kjo lule mund t’i dhurohet një femre për të shprehur poetikisht admirimin dhe dashurinë që keni për të.
Por ajo gjithashtu mund t’i dhurohet edhe për të falënderuar ose për të uruar një nënë të re. Orkidea është një lule e përkryer për një grua të rafinuar dhe elegante. Përveç kësaj, simbolizon feminilitet të lavdishëm dhe bukuri të pjekur. Nëse një femër ka shije të hollë, mund të zgjidhni t’i dhuroni një orkide.
Në horoskop, kjo lule përfaqëson misterin dhe ndjeshmërinë e shenjës së akrepit. Me petalet e saj rozë të thellë simbolizon dashurinë dhe bukurinë, tundimit të së cilës nuk i reziston askush.
Nëse keni vendosur të blini orkide, është mirë të dini si të kujdeseni për to. Orkidetë janë që prej disa shekujsh lulet e preferuara për t’u vënë në shtëpi dhe arsyeja është padyshim pamja e tyre elegante dhe delikate. Por delikate nuk është vetëm pamja e orkideve. Në fakt këto lule kërkojnë një kujdes të madh.
Ato janë bimë me rrënjë ajrore dhe kështu do të ishte ideale të vihen në vazo që varen në tavan. Ndryshe nga lulet e tjera, orkidetë kanë më shumë nevojë për sfungjer e copa druri sesa për dhe.
Momenti më delikat i bimës së orkidesë, është lulëzimi. Për të mundësuar një lulëzim sa më të gjatë, është mirë të fshihen çdo ditë gjethet me një leckë të lagur, në mënyrë që të mbahen larg parazitët, të cilët janë shumë të rrezikshëm për lulet.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu