
Qindra fansa të Charlie Chaplin të veshur si karakteri i tij fiktiv “Tramp”, janë mbledhur në ish-shtëpinë e yllit të filmave pa zë në Zvicër, duke shënuar ditëlindjen e 128-të të Chaplin.
Muzeu “Bota e Chaplin”, i cili u hap një vit më parë, ka thënë që të dielën janë mbledhur 662 njerëz me veshjen e njohur të yllit, me kapele të rrumbullakëta, me mustaqe dhe bastun, në shtëpinë afër liqenit Gjeneva.
Sipas Swissinfo.ch, ata kanë formuar një yll së bashku dhe kështu kanë shënuar një rekord botëror për “më shumë imitues të Charlie Chaplinit të mbledhur në një vend”.
Në këtë shtëpi, të quajtur “Manoir de Ban”, Chaplin ka jetuar 25 vitet e fundit të jetës së tij, duke shkruar muzikë dhe skripte të filmave larg nga vëmendja e Hollywood-it.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu