Kur blihen 10 policë, sa tonelata me komisionerë mund të blihen?!
Kur blihen 10 policë, sa tonelata me komisionerë mund të blihen?!
Nga Artan Fuga
Test me policë.
10 policë të ndaluar për bashkëpunim me trafikun e lëndëve narkotike që kalojnë në Durrës! Kështu thotë ekrani i televizionit tim që sapo nxorra nga frigoriferi ku e kam futur prej muajsh!
Nuk u besoj as veshëve edhe as syve!
A e mendoni pak se çfarë do të thotë ky lajm?! A mendoni se sa tonelata me anëtarë komisionesh zgjedhore mund të blihen kështu?! Sa gjyhnaqarë blihen kështu për t’a hedhur votën e tyre në kutinë që u thuhet apo edhe në WC?!
Ore, mos jam në ëndërr unë! Ore, mos prodhon lajme kot më kot sipas qefit ky televizori im rrakazhdraq i saponxjerrë nga akulli?! Ore, e ka dhënë këtë lajm edhe televizori juaj apo ja fus kot unë?!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu