Kryesore
32 ekonomitë më të fuqishme në botë në vitin 2050
Më 2050 bota me shumë gjasa do të ketë ndryshuar në mënyrë drastike nga kjo që njohim sot dhe peizazhi ekonomik e financiar nuk do të bëjë përjashtim.
Një raport nga gjiganti i shërbimeve profesionale PwC ka shqyrtuar se cilat do të jenë ekonomitë më të mëdha e më të fuqishme pas 33 vjetësh.
Raporti, i titulluar “Vështrim i largët: Si do të ndryshojë rendi global i ekonomisë më 2050?” rendit 32 vende sipas prodhimit të përgjithshëm bruto të projektuar sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP).
Barazia e fuqisë blerëse është një teori që thotë se kurset e shkëmbimit midis monedhave janë në ekuilibër kur fuqia e tyre blerëse është e barabartë në secilin prej dy vendeve që krahasohen. PPP përdoret nga makroekonomistët për të përcaktuar produktivitetin ekonomik dhe standardet e jetesës midis vendeve për një periudhë të caktuar kohe.
Me përjashtim të SHBA, shumë nga fuqitë ekonomike aktuale, si Japonia e Gjermania, do të kenë pësuar zbritje në renditjen globale, të zëvendësuar nga vende si India e Indonezia, të cilat tani janë tregje në shpërthim.
Më poshtë është renditja e ekonomive më 2050. Shifrat janë në triliona dollarë amerikanë dhe në vlerë konstante. PPP aktuale e SHBA është 18.562 trilion dollarë. /SYRI.net
32. Holanda — 1.496
31. Kolumbia — 2.074
30. Polonia — 2.103
29. Argjentina — 2.365
28. Australia — 2.564
27. Afrika e Jugut — 2.570
26. Spanja — 2.732
25. Tailanda — 2.782
24. Malajzia — 2.815
23. Bangladeshi — 3.064
22. Kanada — 3.1
21. Italia — 3.115
20. Vietnam — 3.176
19. Filipine — 3.334
18. Korea e Jugut — 3.539
17. Irani — 3.900
16. Pakistani — 4.236
15. Egjipti — 4.333
14. Nigeria — 4.348
13. Arabia Saudite — 4.694
12. Franca — 4.705
11. Turqia — 5.184
10. Britania — 5.369
9. Gjermania — 6.138
8. Japonia — 6.779
7. Meksika — 6.863
6. Rusia — 7.131
5. Brazili — 7.540
4. Indonezia — 10.502
3. SHBA — 34.102
2. India — 44.128
1. Kina — 58.499
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu