Lidhu me ne

Kryesore

‘E drejta e medias ‘ i Brikena KASMIT, Libri i parë akademik në lidhje me lirinë e shprehjes si e drejtë publike

Brikena Kasmi sjell “E drejta e medias”/Njihuni me krimin kibernetik dhe sfidat e gazetarisë
Brikena Kasmi sjell librin “E drejta e medias”
Libri i autores Brikena KASMI është libri i parë akademik i këtij lloji, që synon të japë një informacion akademik në lidhje me lirinë e shprehjes si e drejtë publike dhe lirinë e të bërit biznes si e drejtë private.
Shpërndarja e informacionit nëpërmjet platformave të ndryshme shërben për shpërndarjen e informacionit për publikun dhe shpërndarjen e informacionit ndër personal. Platformat e ndryshme mediatike kanë sjellë dhe një konfuzion të individit në lidhje me aplikimin e rregullave për shpërndarjen e informacionit.
Zhvillimi i teknologjisë në përmasat e tij ka forcuar rolin e medias në ndarjen e pushteteve në një demokraci të konsoliduar dhe si i tille kërkon vëmendjen e shteteve ndaj krimit kibernetikë, i cili në rastet më të thjeshta dëmton të drejtat e ligjshme të një individi.
Libri synon të japë njohuri mbi format e medias, funksionim e tyre, ushtrimin e lirisë së shprehjes, formave të cenimit të të drejtave dhe lirive të tjera dhe zbatimin e parimit të proporcionalitetit në lirinë e shprehjes, aplikimin e kritereve bazë gjatë evidentimit të shkeljeve apo ndërhyrjeve të shtetit në lirinë e shprehjes nga media. Nga ana tjetër në kuadër të teknologjisë së informacionit, libri synon të shpjegojë disa nga sfidat e njerëzimit në kuadër të krimit kibernetik dhe cenimit të reputacionit të personit online. Një vëmendje e veçantë i është dhënë në këtë libër pasqyrimit të praktikës gjyqësore shqiptare dhe evropiane për të mundësuar njohjen e standardeve të aplikimit të lirisë së shprehjes në konkurrencë dhe me të drejtat e tjera themelore te individit.
Libri përmban rreth 22 trajtime të ndara sipas 5 kapitujve. Në kapitullin e parë Media dhe liria e shprehjes pasi jepet një shpjegim në lidhje me teza dhe përkufizime të ndryshme për median, jepen trajtimet ligjore të konceptit të lirisë së shprehjes. Në këtë kapitull trajtohen Fjalimet irrituese apo ato me bazë urrejtje dhe dallimet e tyre gjatë aplikimit nga format e ndryshme të medias. Libri shpjegon aspektet ligjore, historikun dhe parashikimet në instrumentet ndërkombëtare si dhe legjislacionin shqiptar në lidhje me lirinë e shprehjes.
Kapitulli i dytë përfshin drejtësinë e medias apo të drejtën e medias si një e drejtë që përfshin liritë, ndalesat, kufizimet dhe detyrimet gjatë aplikimit. Kufizimet shpjegohen të shoqëruara nga praktika gjyqësore orientuese duke mundësuar detajimin në komentarë të ndryshëm apo dhe rastet e praktikës gjyqësore.
Kapitujt e tretë dhe të katërt i dedikohen zhvillimeve të medias në vendin tonë duke ilustruar kurbën e zhvillimit tregtar të pronarëve të medias si dhe situatën e tyre ligjore. Në këto kapituj shpjegohen disa nga çështjet e gjykuara nga Gjykata evropiane e te Drejtave të Njeriut sa i takon të drejtës së medias. Çështjet e listuara aty përkojnë me tema të ndryshme dhe gjykimin e prevalencës së njërës nga të drejtat që konkurrojnë në një çështje specifike. Çështjet gjyqësore të përzgjedhura i përafrohen sistemit të të drejtës shqiptare dhe synojnë të japin një kontribut domethënës në aplikimin e saktë të të drejtës së medias përfshirë lirinë e shprehjes për juristët, gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët shqiptarë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix3 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix3 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix3 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook