Kur Facebook doli në bursë në 2012-ën, kompania e shikonte tranzicionin drejt përdorimit në mobile sa të suksesshëm aq edhe të rrezikshëm.
Suksesin e përfshirjes në mobile e tregojnë jo vetëm të ardhurat, por edhe aplikacionet më popullore në botë. Këtë javë Facebook tha se Messenger kishte 1.2 miliard përdorues aktivë në muaj.
Vetë rrjeti social ka 1.7 miliard përdorues mobil, ndërsa shërbimet të tjera në pronësi të kompanisë kanë patur po të njëjtin sukses. WhatsApp ka 1.2 miliard përdorues ndërsa Instagram mëse 600 milion.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu