Çarli Çaplin ka lindur në vitin 1889 në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977. Gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale. Charles Spencer Chaplin, rridhte nga një familje e varfër, në mungesë të babit të tij dhe më sëmundjen mentale të nënës ai filloi që në moshë të re të japë shfaqje nëpër skena të ndryshme të vogla deri në debutimin e tij në komedi ku dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood.
Filmi i tij “Etja për ar”(1925) ka për temë pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri. Shumica e veprave të tij u krijuan në kohën e filmit pa zë. Për “Dritat e qytetit” ai punoi në fazën e kalimit nga filmi pa zë në atë me zë. Por ai nuk i preferonte filmat me zë. Ai e përdorte zërin me kursim dhe në mënyrë eksperimentuese.
Një vepër mjeshtërore e Çarli Çaplin është filmi “Diktatori i madh” (1940). Përpjekjes, që konsiderohej thuajse e pamundur për të satirizuar Hitlerin dhe nazistët – Çaplin ia doli me sukses. Më vonë ai është shprehur, se po të kishte pasur dijeninë për kampet e përqendrimit ai nuk do ta kishte xhiruar filmin.
Në këtë komedi-dramë politike që ka satirizuar fashizmit dhe dënoi Adolf Hitler, Benito Musolinin, antisemitizmin, dhe nazistët, Çaplin luan dy role të karaktereve identike: Njëra është një diktator i pamëshirshëm me emrin Adenoid Hynkel dhe tjetri një berber i persekutuar hebre. Një seri ngjarjesh komike ndodhin dhe berberi është i gabuar për Hynkel. Në skenën e fundit të filmit, berber del në skenë dhe mbanë një fjalim, fjalim ky që edhe pas 77 viteve mbetet një nga fjalimet më frymëzuese dhe më të fuqishme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu