Akoma nuk është gjetur diçka ‘magjike’ që rrit zgjuarsinë e njeriut por ajo çka është zbuluar së fundmi është rritja e përqëndrimit përmes disa ushqimeve.
Ju mund t’i keni konsumuar këto ushqime më parë, por pa e ditur se ajo çka ato shkaktojnë është një përqëndrim i lartë, siç është për shembull konsumimi i kafesë, çokollatës dhe pijeve energjike të cilat ju mbajnë zgjuar edhe pse për një kohë shumë të shkurtër.
Disa nga ushqimet dhe faktorët që ndikojnë në rritjen e përqëndrimit tuaj janë:
Sheqeri
Glukoza, prodhohet nga sheqernat dhe karbohidratet që konsumoni. Kjo është arsyeja pse shpeshherë diçka e ëmbël që ju pini apo hani bën një nxitje afat-shkurtër të kujtesës, të të menduarit dhe aftësisë mendore. Rrjedhimisht vepron duke rritur ndjeshëm inteligjencën.
Ngrënia e mëngjesit
Tentoni shpeshherë që me vetëdije të plotë të anashkaloni mëngjesin?
Absolutisht që nuk është një shenjë e mirë kjo…
Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit arrin të përmirësojë kujtesën afatshkurtër dhe vëmendjen.
Personat të cilët hanë mëngjes kanë tendencën të jenë më aktivë se ata që nuk hanë. Ushqimet më të këshillueshme për mëngjes janë qumështi, frutat dhe çdo ushqim që përmban fibra.
Konsumimi i peshkut
Një burim proteinash për shëndetin e trurit është peshku, i cili përmban yndyrna të shëndetshme që kanë impakt të mahnitshëm për zhvillimin e trurit.
Të mbajturit e një diete ku përfshihet peshku ndihmon në kurimin dhe përmirësimin e sëmundjeve që lidhen me goditjet në tru, gjithashtu kjo lloj diete luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e kujtesës.
Konsumoni çdo ditë arra, lajthi dhe çokollatë
Arrat dhe lajthitë janë burime të vitaminës E, ndërsa çokollata e zezë përmban stimulues natyrorë siç është kafeina e cila rrit ndjeshëm fokusimin dhe përqëndrimin.
Konsumoni avokado dhe drithëra
Çdo organ i trupit varet nga rrjedhja e gjakut, veçanërisht zemra dhe truri. Një dietë me drithëra dhe fruta si avokado mund të parandalojë ose të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të ulët.
Kjo dietë njëkohësisht përshpejton rrjedhjen e gjakut, duke furnizuar në një mënyrë të koordinuar qelizat e trurit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu