Aktualitet
Shoqëria civile kundër “Divjaka Resort Albania”
Përfaqësues të Koalicionit të shoqërisë civile në mbrojtje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta, përmes një konference për shtyp, kanë ngritur shqetësimin se projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Divjakë do të shkatërrojë parkun. Sipas tyre zbatimi i projektit do të tjetërsojë 10% të sipërfaqes së parkut, si dhe do të shkatërrojë florën e faunën.
“Projekti i ndërtimit kërkon zënien dhe zhdukjen e 10% të territorit të parkut, ndërkohë që infrastruktura shoqëruese e përbërë nga rrugë, ndriçim, rrjet elektrik, dallgë kthyese dhe aktivitete të tjera do të ndikojnë negativisht në 100% të sipërfaqes së tij. Për një vlerë vetëm 1 euro projekti kërkon të zaptojë 12 km të vijës bregdetare. Ky projekt është shkatërrimtar, i kundërligjshëm dhe duhet ndaluar”- u shpreh ambientalistja Valbona Mazreku.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu