Lidhu me ne

Kryesore

Publikohet harta e qyteteve me potencial të lartë sizmiologjik

Publikohet  harta e qyteteve me potencial të lartë sizmiologjik

Instituti i Gjeoshkencave ka tashmë edhe një hartë për zonat me më shumë rrisk për tu prekur nga tërmetet ndër të cilat listohet Shkodra Elbasani dhe Fieri, ndërsa sipas shefit të Departamentit të Sizmiologjisë tërmeti i një javë me parë është shënuar në një zonë jashtë kësaj liste.
Peshkopia, Pogradeci, Shkodra, Fieri e Elbasani janë ndër qytetet që kanë aktivitet sizmiologjik më të lartë në vendin tonë. Drejtori i Departamentit të Sizmiologjisë pranë Institutit të Gjeoshkencave, Rexhep Koçi, duke ju referuar një studimi të Institutit të Sizmiologjisë shton se Shqipëria si vend me aktivitet të lartë sizmiologjik preket çdo ditë nga tërmete, por jo të gjithë janë aq të fortë sa të ndjehen nga njerëzit.
Aktiviteti sizmik më i dendur është vërejtur në disa zona të cilat dy janë më të mëdhaja, që shtrihet njëri nga pjesa veriore e Shqipërisë duke ndjekur të gjithë krahun perëndimor deri në jug që ne e quajmë brezi adriatiko-jonian dhe brezi tjetër lindor Peshkopi, Pogradec, Korçë. Por edhe një brez tjetër që quhet brezi i tërthorë që zë fill nga Vlora, Fieri, Elbasani, në Peshkopi dhe jashtë territorit tonë.
Sipas Koçit, njerëzit mund të ndjejnë vetëm tërmetet që janë mbi 3 ballë të shkallës Rihter.
“Shpesh herë territori i Shqipërisë goditet nga tërmete që shpesh njerëzit nuk arrijnë ti përceptojnë, janë tërmete me magnitutë nën 3 që është vështirë ti perceptojnë” është shprehur Koçi.
Tërmeti i fundit i shkallës 5.2 Rihter që goditi një javë më parë vendin sipas të dhënave nuk ishte shënuar në një nga zonat e cilësuara me rrezik.
Tërmet i fundit ra në një zonë që nuk është e shquar për ndonjë aktivitet të lartë sizmik por nuk është e thënë që në ato zona që është diktuar ndonjë tërmet të dallueshëm deri tani nuk preken nga tërmetet. Sipas të gjitha studimeve, tërmetet nuk mund të parashikohen por vetëm të regjistrohen kur ndodhin dhe të gjenden të dhënat e sakta të tyre
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix3 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook