Nuk ka vonuar përgjigja e deputetit Nard Ndoka foto e publikuar nga Kryeministri Edi Rama në Facebook. Përmes një postimi, Ndoka duket se nuk e ka pritur mirë fotografinë. Ose edhe ndoshta faktin se dita-ditës, sinjalet për vijimin e koalicionit PS-LSI sa vijnë dhe shtohen.
Por për të gjitha këto, deputeti demokristian ka zgjedhur t’i përgjigjet në stilin e tij.
“Basha-Meta-Rama.
– Se çfarë mendon dhe çfare do të bëje Basha, tashmë e dimë të gjithë, “qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”!
– Çfare mendon Rama e dimë të gjithë, por se çfarë do bëje, nuk e din as vetë Rama!
– Çfare mendon Meta nuk e din asnjë, çfarë do të bëje Meta, e din vetëm ai!
Politikë leshi, sa më shumë ‘tirrët’, aq më shumë ngaterrohet!” shkruan Ndoka
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu