Kosi është një prej ushqimeve me të konsumuara në jetën e përditshme nga shumica prej nesh pa dallim moshe. Përveç vlerave ushqyese të pazëvendësueshme a e keni menduar ndonjëherë se kosi mund të trajtojë depresionin?
Studimet e fundit kanë arritur në këtë përfundim. Kosi përmban bakterin probiotik laktobacilus.
Eksperimentet tek minjtë kanë treguar se ky ‘bakter i mirë’ ndihmon në lehtësimin e stresit, depresionit dhe tensionit në gjak.
Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore në Virxhinia kanë zbuluar se ky bakter në zorrë ul nivelet e një substance në gjak, e quajtur kynurenine, që nxit depresionin, shkruan “Daily Mail”.
Sipas shkencëtarëve, ky zbulim i ri, mund të ndihmojë në trajtimin e shëndetit mendor në mënyra natyrale, pa pasur nevojë për ilaçe toksike.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu