Papa Françesku lau dje këmbët e të burgosurve të penduar të mafias gjatë një meshë në burgun e tyre. Tre gra dhe një mysliman, një argjentinas, një shqiptar dhe gjashtë italianë. Mes tyre dy janë të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët duhet ta shlyejnë dënimin mes 2019-2073.
Papa Françesku lau dhe puthi sot këmbët e këtyre të burgosurve që vuajnë dënimin e tyre në Paliano, në Provincën e Frosinones në Itali, ku mbajti edhe meshën.
Në traditën e krishterë, të Enjten e Madhe, Papa kujton ditën, kur Krishti u lau këmbët apostujve. Në këtë ceremoni, kreu i Vatikanit theksoi: “Të mendojmë për atë që ka bërë Krishti dhe të ndjekim shembullin e tij.”
“Nuk iu them të shkoni e të lani këmbët e dikujt tjetër, do të ishte një shaka…”, vijoi Papa Bergoglio, por “nëse mundeni, jepni një ndihmë, një shërbim mikut tuaj, mikes suaj në burg… Bëjeni, sepse kjo është dashuri dhe si larja e këmbëve, është të jesh shërbëtor i të tjerëve.”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu