Aktualitet
Forbes rekomandon plazhet mahnitëse të Shqipërisë
Në prag të nisjes së sezonit turistik në vend, prestigjiozia “Forbes” e ka konsideruar Shqipërinë si një ndër vendet ku mund të shijosh Mesdheun me pak shpenzime.
Shqipëria ka zënë një vend kryesor për turizmin bazuar tek ekspertët tanë të udhëtimeve. Ajo renditet ndër 30 vendet më të lira për të udhëtuar në vitin 2017.
“Me plazhet mahnitëse përgjatë bregdetit dhe me strehim të përballueshëm në qytetet bregdetare, turistët mund të shijojnë Mesdheun në kushte shumë të favorshme. Nuk mund të mos përmenden edhe vendet e shumta historike dhe mesjetare që mund të vizitohen për vetëm 2 deri në 5 dollarë”- shkruan Forbes.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu