Lidhu me ne

Radar

10 lloje njerëzish acarues

Njerëzit super-bio
Si t’i dalloni: Janë ata që përdorin shpesh fjali të tipit: “Na e shpifët me gjithë këtë make up, bëhuni natyrale një herë në jetë.”
Pse na acarojnë: Sepse janë shumë sipërfaqësorë dhe vdesin t’i kategorizojnë të tjerët, veçanërisht gratë, në dy lloje: Ato që nuk lyhen, që janë të zgjuara, punëtore, me të gjitha të mirat, dhe ato që lyhen, pra “pjeshkat”, që sipas tyre, dinë vetëm të lyhen dhe s’mund të bëjnë asgjë tjetër në jetë.
Pse duhet të shpallen Non Grata: Sepse këta njerëz janë ata që nxisin paragjykimin dhe diskriminimin, duke i gjykuar njerëzit vetëm nga pamja e jashtme. Janë më të cekët se “pjeshkat” që vdesin të gjykojnë.
Njerëzit të cilëve nuk u hahet kurrë
Si t’i dalloni: Janë ata që nuk porosisin kurrë për të ngrënë, por mbarojnë gjysmën e racionit tënd.
Pse na acarojnë: Përveç faktit që po na bëjnë kockë e lëkurë (kjo edhe na pëlqen ndonjëherë), na lodhën duke u shpjeguar se sufllaqja të shëndosh, edhe nëse është e tjetrit.
Pse duhet të shpallen Non Grata: Sepse më ka marrë malli të porosis një picë dhe ta ha të tërën vetë!
Njerëzit që kërkojnë mami për lidhje sekrete
Si t’i dalloni: Kërkojnë mami për lidhje sekrete
Pse na acarojnë: Sepse kërkojnë mami për lidhje sekrete
Pse duhet të shpallen Non Grata: Sepse kërkojnë mami për lidhje sekrete, ndërkohë jetojnë akoma me mamin dhe s’marrin as mundimin për të rregulluar krevatin në mëngjes, lëre pastaj t’u hyjnë edhe halleve të familjeve të të tjerëve.
Njerëzit që kanë filluar palestrën me vonesë
Si t’i dallojmë: Janë zakonisht mbi të 30-at, kanë dy javë që kanë filluar palestrën dhe në çdo bisedë flasin si Blerina Bombaj, madje janë të gatshëm t’i japin këshilla edhe Klodiana Shalës.
Pse na acarojnë: Sepse edhe në mes të një diskutimi për pasojat që la Traktati i fshehtë i Londrës tek kufijtë e Shqipërisë, ata do të thonë se fajin e kishte dieta e Mussolini-t.
Pse duhet të shpallen Non Grata: Sepse të bëjnë të ndihesh keq me veten kur të përsërisin vazhdimisht se “duhet të bësh palestër” dhe nuk ka asgjë interesante të dëgjosh sesi jeta e ndryshoi brenda dy javëve dhe tani kanë arritur më në fund paqen shpirtërore.
Vajzat anti-firmato
Si t’i dallojmë: Ndihen si gueriljet e Che Guevara-s dhe shprehin vazhdimisht urrejtjen e tyre për çantat Guçi dhe Louis Vuitton dhe fustanin Valentino që ka komshia ngjitur. Përdorin shpesh shprehjet: “Unë nuk i blej se janë firmato, unë i blej se më pëlqejnë.”, apo: “Njerëzit budallenj shkojnë pas modës, unë vesh vetëm çfarë më pëlqen dhe më shkon.”
Pse na acarojnë: Sepse këto i përsërisin sa herë ty të kanë bërë dhuratë një çantë që e kishe fiksim.
Pse duhet të shpallen Non Grata: Sepse një ditë të bukur i shikon duke ecur tërë sharm nëpër rrugë me çantën e re Chanel që ua kanë sjellë nga jashtë.
Njerëzit që s’kanë asnjëherë të vogla
Si t’i dallojmë: Janë vazhdimisht dëshpërimisht në kërkim të “të hollave” sepse kanë gjithmonë 50 mijë lekëshe me vete dhe nuk kanë ku ta thyejnë.
Pse na acarojnë: Sepse përveç të hollave, nuk kanë asgjë bazike për nevojat jetësore: “A ke një facoletë? A ke një cigare? A të pi pak nga Red Bull-i yt? A ke një lines?”. Dhe ti pret që një ditë të mbetesh pa mbathje.
Pse duhet të shpallen Non Grata: Sepse është një mënyrë për të jetuar në kurriz të të tjerëve.
Njerëzit që kanë gjithmonë një mënyrë, vend, alternativë më të mirë
Si t’i dallojmë: Ti je shumë i/ e lumtur me telefonin tënd të ri, ai/ajo të thotë: “800 mijë lekë?! Ta ka fut! Di unë një vend ku e gjen me 799.999 mijë lekë!” Ose kur ke blerë një parfum të ri, që më në fund e ndien në të gjithë dhomën, të thotë: “100 mijë lekë parfum Narcizio Rodriguez?! Unë e marr 8 mijë lekë të vjetra me mbushje!”
Pse na acarojnë: Sepse të prishin qejfin për çdo gjë!
Pse duhet të shpallen Non Grata: Sepse mendojnë se i dinë të gjitha dhe përpiqen të të bëjnë të ndihesh budalla. Janë përgjithësisht të mbushur me negativitet ose, siç quhen tani “psikovampirë”.
Njerëzit ‘notification’
Si t’i dallojmë: Janë ata që i shohin njoftimet në telefonin tënd përpara teje (Këtu përfshihen edhe të dashurit tanë).
Pse na acarojnë: Sepse kur je ulur me një të tillë në kafe dhe të vjen një mesazh në telefon, e ka për detyrë të zgjasë kokën ta lexojë.
Pse duhet të shpallen Non Grata: Cënim i rëndë i privatësisë!!
Njerëzit anti-pop
Si t’i dallojmë: Kur është Rihanna në sfond dhe ti kërcen, ata e kanë zakon të pyesin: “Kush është kjo këngëtare?!”
Pse na acarojnë: Janë ata që zgjohen në Vienë, hanë drekë në Alpet e Zvicrës kurse në darkë shkojnë tek “Tulla”. Gjatë kësaj kohe, nuk paskërkan shkelur në asnjë lokal, nuk kanë takuar asnjë të afërm që dëgjon Noizy-n dhe nuk kanë kaluar në asnjë rrugë ku ia ka shkelur gazit një makinë me Ledrin në kupë të qiellit.
Pse duhet të shpallen Non Grata: Sepse edhe këta e kanë për zakon t’i kategorizojnë njerëzit: Ata që flasin për Mozart-in, librat dhe nuk janë në rrjetet sociale “bëjnë”, kurse ata që janë aktivë në jetën shoqërore, që e njohin Noizy-n dhe Kim Kardashian-in (edhe pse mund të njohin shumë mirë edhe Franz Kafkën) s’bëjnë dy lekë. Shkurt, ndihen superiorë.
Njerëzit Jezu Krisht
Si t’i dallojmë: Janë ata që nuk mërziten kurrë, nuk acarohen kurrë me askënd, nuk kanë kurrë një fjalë të keqe për të thënë dhe e kanë për zakon të thonë: “Hë se nuk është e keqe filanja, kushedi si jeni keqkuptuar”.
Pse na acarojnë: Sepse sa herë ty është bërë një padrejtësi nga dikush që njihni të dy dhe ai qëndron neutral, të duket sikur po flet me murin, madje ndihesh edhe në faj.
Pse duhet të shpallen Non Grata: Sepse ti e kupton se ata kanë gjykimet e tyre për këdo, por përpiqen ta mbajnë mirë me të gjithë. Është hipokrizi./Anabel.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook