Lidhu me ne

Aktualitet

 Timo Flloko: Kërkojmë falje por…

Në një kohë që në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për krimet e komunizmit, aktori Timo Flloko ka aq qytetari sa të kërkojë falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë. Timo Flloko, në rolin e Martin Dysart “Publiku duhet ta dijë se për atë ‘faj’ apo ‘krim’ në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, u shpreh Timo Flloko në një intervistë dhënë për gazetaren Fatmira Nikolli, në “News 24”. Flloko ka folur për rolin e tij të fundit në Teatrin Kombëtar, atë të Martin Dysartit në dramën “Equus”, me regji të Dino Mustafiç, për kritikën, por edhe për debatin në lidhje me “ndalimin” e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.
Flloko e pranon se në disa syresh, sidomos në filmat me partizanë, ka elementë qesharakë dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.
“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te ‘Malet me blerim mbuluar’, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë. A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët. Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare. Por edhe qëndrimi ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, tha Flloko.
Duke iu referuar pretendimeve se filmat e asaj kohe ndikojnë negativisht te të rinjtë, duke u shfaqur një imazh të rrejshëm të Shqipërisë komuniste, Flloko thotë se “rinia nuk prishet” nga ndjekja e atyre filmave.
“Ka shumë gjëra qesharake, por edhe të pranueshme. Nuk mund të hedhim gjithçka poshtë. Unë jam i mendimit që nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar dhe i vë gjithmonë në provë. Çfarë mund të themi për një film të jashtëzakonshëm si ‘Koncert në vitin 1936’? Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, ku kthehen dy vajza të reja, plot ëndrra, që kanë mbaruar shkollat jashtë, në Itali, siç ishte Tefta Tashko Koço. Nuk besoj se mund të krijojnë iluzionin e një jete ideale. Dhe publiku duhet ta dijë se për atë ‘faj’ apo ‘krim’ në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, tha ai.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 minuta më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix12 minuta më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar16 minuta më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Mix20 minuta më herët

Këto ushqime janë sekreti i një jete të gjatë

Nëse jeni në kërkim të një formule magjike për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, lajmi i keq është...

Mix22 minuta më herët

Nuk gjykon askënd dhe asgjë: Kjo është shenja më mendjehapur e horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë...

Mix24 minuta më herët

Kim Kardashian rikrijon në ‘Oscars 2025 Afterparty’ fustanin e saj të martesës

Kim Kardashian pati një moment Hirusheje pas ndarjes së çmimeve Oscar 2025. Ylli 44-vjeçar mori pjesë në festën e Oscar-it...

Mix25 minuta më herët

Sugjerime – Serialë – NETFLIX | “Apple Cider Vinegar” dhe lidhja me dokumentarin “The Search For Instagram’s Worst Con Artist”

Në një botë ku trendet e shëndetit dhe bukurisë shpërndahen në mënyrë të shpejtë dhe të fuqishme, seriali “Apple Cider Vinegar”...

Mix27 minuta më herët

Sugjerime – Serialë – NETFLIX | “Inventing Anna”

A mund të kthehet gënjeshtra në një formë arti? Sa larg mund të shkojë një person për të krijuar një...

Mix31 minuta më herët

5 shenja të zodiakut që do të kenë sukses në jetë!

Ndërsa nuk është e mundur të parashikohet fati i një personi në shenjat e tij të zodiakut, po disa karateristika...

Mix41 minuta më herët

“Doja fëmijë”, Enxhi Nasufi rrëfen pse i dha fund lidhjes 7-vjeçare

Këngëtarja, njëherësh dhe moderatorja e njohur e WakeUp Enxhi Nasufi ishte e ftuar së fundmi në një intervistë te “Andale”...

Facebook