Lidhu me ne

Radar

16 shpikësit që na ndryshuan jetën

1- Martin Cooper shpiku celularin e parë
Shpikësi nga Çikago, Martin Cooper, shpiku celularin e parë. Krijuesi, menaxher i Motorolës, kishte shumë sens humori, thirrjen e parë ia bëri numrit fiks të Xhoel Engel, drejtorit të laboratorit Bell. Domethënë, konkurrentit të tyre më të fuqishëm. Ky mjet fatlum që Cooper kishte në dorë, ishte një “Dajnatak”, me peshë 1 130 gramë, pa funksione, përveçse funksionit të të folurit, të të dëgjuarit dhe formimit të numrit.
2- Percy Spencer shpiku mikrovalën
Mikrovala është shpikur në vitin 1940 nga një amerikan me emrin Percy Spencer, i cili në atë kohë ishte prodhues i radarëve me profil ushtarak. Mikrovala e parë ishte 1.8 metra dhe peshonte 340 kg.
3- Chester Carlson shpiku elektrofotografinë (fotokopjen)
Chester Carlson Floyd ishte një fizikant dhe shpikës amerikan, i lindur në Seattle, Washington. Ai është i njohur pasi ka shpikur procesin e elektrofotografisë (fotokopjes). Procesi Carlson më vonë u riemërua xerografi ose kserografi, një term që fjalë për fjalë do të thotë “shkrim i thatë”.
4- Willis Haviland Carrier shpiku kondicionerin e parë
Kondicioneri elektrik u shpik dhe u përdor në vitin 1902 nga Willis Haviland Carrier. I njohur si “Babai i ajrit të kondicionuar”, Carrier u lind më 26 nëntor 1875 në një qytet të vogël në Angola, New York.
5- John Shepherd Barron shpiku bankomatin
John Shepherd Barron në vitin 1965 shpiku për herë të parë bankomatin. Ai vendosi që PIN-i i kartave të kreditit të ishte me 6 shifra, por gruaja e tij u zemërua duke i thënë se nuk i mbante mend aq numra. Kështu, John vendosi që kodi të bëhej me 4 shifra.
6- Laszlo Jozsef Biro shpiku stilolapsin
Laszlo Biro ishte shpikësi i stilolapsit modern. Ai u lind në 29 shtator në Budapest, Hungari, në një familje hebreje. Ai paraqiti prodhimin e parë të stilolapsit në Panairin Ndërkombëtar të Budapestit në 1931.
7- Karl Benz shpiku makinën e parë
Besohet se ishte Karl Benz ai që i pari shpiku makinën moderne në vitin 1901. Mercedes-Benz i gjen origjinat e saj tek krijmi i Karl Benz, makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorwagen, e patentuar në janar 1886 dhe Gottlieb Daimler dhe tek inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motorr me benzinë.
8- Nils Bohlin shpiku rripin e sigurimit
Rripi i sigurimit, i pari version modern që gjendet në shumicën e automjeteve sot, është zhvilluar nga Roger Griswold dhe Hugh DeHaven në Universitetin Cornell në New York dhe ishte rezultat i kërkimeve intensive mbi lëndimet nga aksidentet me makinë.
9- Philo Farnsworth shpiku televizionin
Rrënjët e zhvillimit të televizionit janë të lidhura ngushtë me kërkimin universitar. Më 1884, Paul Gottlieb Nipkow, një student i universitetit gjerman, krijoi sistemin e parë elektromekanik televiziv. Në vitin 1927 , Philo Farnsworth vë në punë për herë të parë sistemin e televizionit me skanim elektronik.
10- Douglas Engelbart shpiku mausin e kompjuterit
Douglas Engelbart e përshkroi shpikjen e tij në vitin 1970 si “një tregues i pozicionit X-Y për një sistem ekrani”. Studimet dhe punët e tij janë në bazë të koncepteve si hiperteksti, rrjetet kompjuterike, etj, koncepte pa të cilat, mënyra se si e përdorim kompjuterin sot, do të ishte shumë e ndryshme. Në 21 qershor të vitit 1967 Engelbart, fitoi patentën për “treguesin e pozicionit X-Y për ekranet”, e thënë ndryshe, fitoi patentën për mausin.
11- John Boyd Dunlop shpiku gomat me ajër (pneumatike)
John Boyd Dunlop, u përpoq t’i bënte më të mira gomat e biçikletës së djalit të tij. Dunlop mori të drejtën e prodhimit të shpikjes së tij të re në vitin 1888 dhe hapi kompaninë e vet. Prapë se prapë, goma pneumatike duhej të kalonte të tjera pengesa të mëdha dhe të tjerë inxhinierë u morën me zhvillimin e mëtejshëm të saj.
12- Stephanie Kwolek shpiku Kevlar (Fibër sintetike me elasticitet të lartë e përdorur veçanërisht si një agjent përforcues në prodhimin e gomave dhe produkteve të tjera)
Stephanie Kwolek, ishte femra që shpiku materialin kevlar, nga i cili ndërtohet antiplumbi. Kwolek ishte kimiste në kompaninë DuPont u Delaveru. Ajo zbuloi në vitin 1965 fibrat që janë më të fuqishme se metali. Zbulimi i saj, përveçse ka shpëtuar mijëra jetë të policëve e ushtarëve, si edhe politikanëve të njohur, përdoret edhe në avionë, anije e aparatet celulare.
13- Sylvester H. Roper shpiku motorrin
Sylvester H. Roper ishte një shpikës nga Roxbury, Boston, Massachusetts, dhe një ndërtues pionier i makinave të hershme dhe motoçikletave. Në vitin 1863 ai ndërtoi një karrocë me avull, një nga automobilat më të hershme. Kjo pajisje mund të ketë qenë motorri i parë, për të cilat ai u pranua në Motorcycle Hall of Fame në vitin 2002.
14- Elihu Thomson shpiku pajisjen e parë elektrike për saldim
Elihu Thomson ishte një inxhinier dhe shpikës anglez i cili ishte njihet për themelimin e kompanive të mëdha elektrike në SHBA, Angli dhe Francë. Ai ishte themelues i kompanive më me emër sot në botë, ndërkohë që ka qënë i pari që shpiku pajisjet e saldimit.
15- Tim Berners-Lee shpiku WWW (World Wide Web).
Sir Timothy John, “Tim” Berners-Lee është një informatikan anglez i cili shpiku World Wide Web (WWW), së bashku me Robert Calliau dhe me mijëra shokë të tij. Sot është drejtor i World Wide Web Consortium, të cilin e mbikqyr dhe kujdeset për zhvillimin e tij të mëtejshëm.
16- Orville dhe Wilbu Wright shpikën areoplanin e parë.
Në vitet 1880 shpikësit evropianë kishin bërë eksperimente fluturimi me mjete që mbahen nga rrymat e erës. Vëllezërit Wright filluan të studiojnë seriozisht fluturimin pas rrëzimit të shpikësit gjerman Otto Lilienthal. Wilbur dhe Orville përdorën studimet e tij si bazë për krijimin e aeroplanit. Në vitin 1903 dukej se ishin zgjidhur problemet ekzistuese dhe në vjeshtë ata shkuan në Kitty Hawk ku erërat ishin shumë të volitshme për ngritjen e aeroplanit. Në dhjetor të atij viti ata ishin gati për fluturimin e parë. Fluturuesi Wright ishte ndërtuar me dru dhe pëlhurë pambuku dhe vihej në lëvizje nga një motor i vogël me karburant me 12 kuaj fuqi.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook