Aktualitet
Idrizi thirrje Presidentit
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bën thirrje presidentit Bujar Nishani të thërrasë në një tryezë të gjithë partitë politike për të gjetur një zgjidhje për krizën e thellë me të cilën po përballet vendi.
“Është radha që presidenti dhe partitë të japin kontribut e të mbajnë përgjegjësi. Të nisim një tryezë të përbashkët nga ku të gjithë bashkë të dalim me një zgjidhje që ia kemi detyrim qytetarëve. PDIU e konsideron urgjente thirrjen e tryezës për të gjetur një zgjidhje politike, në mënyrë që nesër të mos jeni të detyruar të thërrisni tryezën e Këshillit të sigurisë kombëtare”- u shpreh Idrizi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu