Lidhu me ne

Kryesore

Agron Duka: I vështirë vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por jemi të detyruar

Agron Duka: I vështirë vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por jemi të detyruar

Gjatë një takim të zhvilluar me strukturat dhe banorët e njësisë nr.7 në Tiranë, kryetari i Partisë Agrare Ambientalise, Agron Duka shpjegoi pse kjo parti nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Duka ka renditur dy arsye madhore të cilat sipas tij e detyrojnë PAA të marr një hap të tillë. Arsyeja e parë është mos garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa arsyeja e dytë është ligji për mbetjet të cilat pritet të hyjnë në vendin tonë.
“Ju jeni të gjithë dëshmitarë që zgjedhjet e pjeshme të 2015 patën shumë problematika në të gjithë Shqipërinë.  Partia Socialiste punën e parë që bëri tha se sapo të vinte në pushtet do të shfuqizonte ligjin e mbetjeve, përkundrazi tani po tenton me të gjitha mënyrat që ta realizojë atë, pra të lejojë futjen e mbetjeveve në Shqipëri,” ka shpjeguar ai.
E gjetur përballë kësaj situate Duka thotë se Partia Agrare Ambietntaliste ndjehet e tradhëtuar dhe se nuk është realizuar asgjë nga ato që është premtuar nga PS.
“Ne jemi të detyruar të marrim këtë vendim i cili është i vështirë, nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë. Është një vendim i sforcuar në një situatë të sforcuar,” ka vijuar ai.
Në tetë qarqe të shqipërisë, PAA synon të fitojë deputetë dhe ky është një prentendim serioz dhe realist sipas kryetarit të saj.
“Synojmë realisht që në çdo qark të Shqipërisë të marrim nga një deputet sepse kemi zgjedh njerëz me integritet, njerëz që përfaqësojnë pikërisht këto kauza dhe këto probleme që ka Partia Agrare Ambientaliste. Njerëz të zonave jo siç bëjnë partitë e mëdha politike që marrin dhe bëjnë rrokada nga Tirana i çojnë  në Fier, nga Fieri në Shkodër e kështu me radhë,” ka përfunduar ai.
Duka  u prezenatua gjatë takimit edhe me dy kandidatët për deputetë të PAA për Tiranën, Adi Haxhiymeri dhe Arben Tafaj. Kryetari i PAA tha se ndryshe nga forcat e tjera politike, Partia Agrare Ambientalioste po ofron për qytetarët alternativat e duhura, njerëz që jetojnë e punojnë në vendin ku kandidohen, specialist, dhe të fushës që PAA ka në vemendje të saj.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Radar3 ditë më herët

“Vula e PD do kalojë në Strasburg”, Basha flet edhe për zgjedhjet e 11 majit

Lulzim Basha i kooalicionit Demokratët Eurotlantik ka folur lidhur me listat, koalicionet dhe 11 majin e zgjedhjeve parlamentare që na...

Kritike3 ditë më herët

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Shkruar nga Spartak Ngjela Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor, nuk do të mungojë dashuria dhe pasioni

Dashi Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë kënaqësitë për shumë çifte. Dikush do të kurorëzojë një ëndërr dashurie, ndërsa...

Mix3 ditë më herët

9 vite me Danny Fujikawa, por Hate Hudson refuzon të martohet! Ja pse?!

Kate Hudson gjatë paraqitjes së saj në “The Dreë Barrymore Show” ka pranuar se edhe pse ka 9 vite me...

Mix3 ditë më herët

Shtëpia prej 5 milionë dollarësh ku Meghan Markle filmoi serialin e saj: Pse s’zgjodhi rezidencën e saj?

Prona luksoze në Kaliforni ku Meghan Markle xhiroi serialin e saj të ri të Netflix “With love, Meghan” është bërë...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion e ftuara speciale në ”Eurovision Song Contest 2025”?

Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen...

Kryesore3 ditë më herët

Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?!

Koment nga ARDIT HAXHIJA Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?! Edi Rama po përpiqet ta shesë...

Facebook