Trumpi ka biseduar me kancelaren Merkel dhe kryeministren May, para sulmeve në Siri. Ai ka pasur mbështetjen e këtyre vendeve.
Angela Merkel dhe Theresa May kanë mbështetur ndërhyrjen amerikane në bazën ushtarake siriane, Al Shairat, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Të tre politikanët – Trump, Merkel dhe May – ishin dakord për sulme ndaj pozicioneve të ushtrisë siriane të presidentit Bashar al-Assad. Si pasojë e sulmit të forcave të ushtrisë siriane, në Chan Schainum janë vrarë të paktën 87 civilë. Gjatë këtij sulmi janë përdorur gazra helmuese kimike. Qeveria në Damask ka hedhur poshtë këto pohime dhe përgjegjësinë për këto sulme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu