Lidhu me ne

Aktualitet

G7: Assadi duhet të largohet

Shtatë shtetet më të zhvilluara industriale në botë kërkojnë largimin e presidentit të tanishëm të Sirisë. Me Assadin nuk mund të ketë zgjidhje politike, thonë ata. Tillerson shkon në Moskë.
Italien G7 Außenministertreffen (Reuters/M. Rossi)
Ministrat e jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale (G7) janë unike në qëndrimin se për zgjidhjen e konfliktit në Siri, presidenti i Sirisë Baschar al-Assad duhet të largohet nga pushteti. Nuk ekziston asnjë zgjidhje politike e cila do të nënkuptonte mbetjen e Assadit në pushtet, theksoi ministri i Jashtëm francez Jean-Marc Ayrault, në kornizat e takimit të G7-ës, në Luka të Italisë. Hapi i parë dhe vendimtar është vendosja e armëpushimit dhe mbikqyrja e këtij armëpushimi nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Nga Rusia kërkohet bashkëpunim
Italien G7 Außenministertreffen (Reuters/M. Rossi)
Njëkohësisht shefat e diplomacive të shtatë vendeve më të zhvilluara – SHBA, Gjermania, Kanadaja, Japonia, Britania e Madhe, Franca dhe Italia – sipas fjalëve të Ayrault, kanë ftuar Rusinë për një bashkëpunim më të ngushtë në zgjidhjen e  këtij konflikti dhe përfundimin e luftës qytetare atje. Moska duhet të marrë përgjegjësi dhe jo të tregohet e papërgjegjshme në këtë konflikt, tha ministri i Jashtëm francez. Rusia, Irani dhe milicët e hizbollahut janë aleatë të regjimit të Assadit.
Gabriel kërkon zgjidhje politike
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel shpjegoi se shtetet anëtare të G7 duan zgjidhje paqësore. “Asnjë vend i G7-tës nuk do të donte që gjendja të shkallëzojë, por të gjendet një zgjidhje politike e konfliktit dhe të përfundojë spirala e dhunës”, tha Gabriel. Këtë qëndrim ka theksuar në veçanti edhe ministri i Jashtëm amerikan Rex Tillerson, i cili me këtë mbështetje është nisur në takimin e tij në Moskë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Gabriel angazhohet për përfshirjen e Rusisë në përpjekjet për zgjidhjen politike të konfliktit. “Pa Moskën dhe Teheranin” nuk mund të ketë zgjidhje, thotë Gabriel./DW
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook