Lidhu me ne

Kioske

18 kuriozitete që duhet t’i dini për Gjermaninë

18 kuriozitete që duhet t’i dini për Gjermaninë

Që nga kukulla Angela Merkel, te muzetë e salsiçeve dhe gjuha me fjalë të stërgjata, zbuloni fakte interesante rreth Gjermanisë dhe gjermanëve.
1- Ekziston një kukull Barbi e modeluar sipas Kancelares gjermane, Angela Merkel.
2- Karl Marks, autori i Manifestit Komunist, u lind në qytetin Rineland në Trier dhe ishte një anëtar i devotshëm i Klubit të Tavernës Trier, një shoqëri konsumi alkooli.
3- Megjithëse njerëzit e admironin në rini, mbreti i çmendur, Ludvigu II i Bavarisë, filloi të mbetej pa dhëmbë në të njëzetat, një nga arsyet pse ai u bë gjithnjë e më i vetmuar në kështjellën e tij përrallore.
4- Nëse pyesni një gjerman për orën dhe ai ju thotë se është ‘tre e gjysmë’ do të thotë se në fakt ora është dy e gjysmë kjo për shkak se gjermanët i numërojnë minutat për në orën tjetër në vend të orës aktuale.
5- Një dialekt i folur në pjesën veriore të Gjermanisë buron nga saksonishtja e vjetër dhe përmban fjalë me rrënjë britanike.
6- Trabant, emri që i është dhënë përgjigjes së Gjermanisë Lindore për Audin dhe Mercedes Benz, fjalë për fjalë do të thotë satelit. U vu si një kujtim për satelitin e parë – Sputnikun sovjetik, që shkoi në hapësirë në 1957.
7- Në vitin 1888, Gjermania kishte tre perandorë: Vilhemin I, Frederikun III dhe Vilhemin II. Frederiku III vdiq nga kanceri në laring në moshën 56-vjeçare dhe qeverisi për vetëm 99 ditë. Një liberal nga natyra, ai do të kishte qenë ndryshe nga Vilhemi II.
8-Rruga më e ngushtë në botë është në Reutlingen. Quhet ‘Spreuerhofstrasse’ dhe është 31 centimetra e gjerë në pikën më të ngushtë.
9- Një fjalë shumë e gjatë me 65 shkronja që përfaqësonte ligjin e deleguar për monitorimin e etiketave të biftekut u hoq nga gjuha gjermane në vitin 2013. Pavarësisht kësaj ekzistojnë fjalë të tjera si sigurimi i automjetit që kanë 36 shkronja dhe e veja e një kapiteni anijeje me avull të Danubit që ka 49 shkronja.
10- Autori amerikan, Mark Tuein, që nuk njihet si një adhurues i gjuhës gjermane, dikur deklaroi: “Nuk e dija më parë për çfarë shërbente përjetësia. Ajo i jepej disa prej nesh si një mundësi për të mësuar gjermanisht”.
11- Termi ‘ekologji’ u përmend fillimisht nga biologu gjerman, Ernst Haeckel, në vitin 1866.
12- Zyra e Kancelarit në Berlin njihet nga vendasit si ‘lavatriçja’.
13- Gjermania ka pasur shumë kryeqytete që nga Ahën, Regensburg, Frankfurt mbi Main, Nurembergu, Berlini, Vajmari, Boni dhe që nga 1990 Berlini përsëri.
14- Ka mbi 300 lloje bukësh në Gjermani.
15- Ekziston një muze në Berlin i dedikuar një salsiçeje të veçantë derri të mbuluar me salcë pikante.
16- Berlini është 10 herë më i madh se Parisi dhe ka më shumë ura se Venecia.
17- Revista e parë doli në Gjermani në vitin 1663.
18- Në Gjermani është e paligjshme të të mbarojë karburanti i makinës në autostrada.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal5 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix5 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar5 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix6 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix6 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar6 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar6 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar6 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar6 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore7 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook