Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar për fjetjen në hotel eliminon një disavantazh të madh për sektorin e turizmit.
Prej vitesh, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon, ku turizmi taksohet me shkallën standarde të TVSH-së prej 20 përqind, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera, zbatojnë një shkallë tatimore dukshëm më të ulët.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, ulja e taksës i lehtëson hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese me rreth 2 milionë dollarë në vit. Qeveria shpreson se kjo masë do të nxisë formalizimin e sektorit dhe do e bëjë turizmin shqiptar më konkurrues në garën e ashpër rajonale për thithjen e turistëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu