Lidhu me ne

Gatime

8 ushqimet që pastrojnë dhe detoksikojnë mëlçinë

melcia-shqip
Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës. Mëlçia ka disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.); përmban depozitat e hekurit(feritin) dhe të bakrit; Prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës. Këto dhe shumë funksione të tjera që janë jetësore për të jetuar.
Living ju njeh me 8 ushqimet që pastrojnë dhe detoksikojnë mëlçinë:
1.Perimet jeshile: Perimet me ngjyrë jeshile, ku dominojnë sallata dhe spinaqi rrisin nivelin e klorofilës në traktin intestinal dhe ndihmojnë mëlçinë të çlirohet nga toksinat që vijnë nga ambienti, sidomos smogu.
2.Panxhari dhe Karrota: Të dy këto perime janë shumë të pasura me vlera ushqyese, vitamina, fibra dhe proteina. Ato ndihmojnë dhe stimulojnë në përmirësimin e funksioninimit e përgjithshëm të mëlçisë.
3.Qitro: Qitro bën pjesë në familjen e agrumeve. Fruti që i ngjan portokallit është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë. Nëse konsumohet lëngu i saj, në organizëm rritet prodhimi i enzimave që kryejnë detoksikimin e mëlçisë.
4.Avokado: Kur konsumojmë avokado, organizmi ynë prodhon glutathion, një aminoacid që luan rol antioksidues dhe lufton radikalet e lira. Avokado është gjithashtu e pasur me vajëra vegjetale, të cilat reduktojnë kohën e qëndrimit të kolesterolit në gjak, duke rifreskuar në këtë mënyrë mëlçinë.
5.Drithërat integrale: Këto drithëra duhet të jenë pjesë e çdo regjimi ushqimor. Ato kanë në përmbajtjen e tyre fibra që kontrollojnë punën e aparatit tretës, pastrojnë dhe çlirojnë mëlçinë nga toksinat.
6 Limoni: Lëngu i limonit detoksikon plotësisht mëlçinë. Vitamina C ndikon në transformimin e substancave toksike në përbërës lehtësisht të tretshëm në ujë, që rrjedhimisht dalin nga organizmi.
7.Brokoli dhe lulelakra: Të dyje këto perime kanë në përmbajtjen e tyre klorofilë, që ndihmon më pas në prodhimin e hemoglobinës duke luftuar kështu aneminë. Ato ndihmojnë mëlçinë të çlirohet nga toksinat kancerogjene, duke ulur rrezikun e prekjes nga tumori.
8.Shpargujt: Shpargujt janë të pasur me aminoacide dhe kripëra minerale. Luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mëlçisë, sidomos në rastet e abuzimit me alkoolin. Vlerat e tyre kurative njihen gjithashtu edhe në mirëfunksionimin e zemrës dhe sistemit nervor.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook