Lidhu me ne

Kryesore

Jeta pas humbjes së bashkëshortes: Alban Hoxha rrëfen si e kaloi dhembjen

Dy vjet e gjysmë më parë, Alban Hoxha humbi bashkëshorten pak ditë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Sot, Beko është dy vjeç e gjysmë dhe nënën nuk e ka njohur kurrë, por babai i tij përpiqet të bëjë gjithçka që i biri të jetë i lumtur. E në fakt për portierin e Partizanit, Beko është lumturia më e madhe.

 Alban Hoxha tregoi pas më shumë se dy vitesh detajet e jetës së tij si baba i vetëm pas vdekjes së Dorianës, gruas me të cilën kishte një marrëdhënie të gjatë që kur ishin fare të rinj. Ai pranoi për “Jo vetëm modë” se dhembja e humbjes së njeriut të zemrës nuk është aspak e lehtë, megjithatë pohoi se me kalimin e kohës, gjithçka sheshohet.

“Është shumë e vështirë. Kalova diçka që nuk e kisha menduar ndonjëherë. Gjërat nuk harrohen, por koha kalon, të merr rutina e jetës. Këto gjëra thjesht ndodhin. Unë jam besimtar musliman dhe besoj se Zoti e ka shkruar, prandaj ka bërë edhe harresën, përndryshe bota do ishte shumë e vështirë.”

Hoxha shpjegoi se, duke qenë se ka një axhendë shumë të ngjeshur për shkak të futbollit, shumicën e kohës është e ëma që kujdeset për Bekon e vogël. Një ndihmë e madhe, pasi gjashtë ditë në shtatë ai gjendet në fushë duke bërë stërvitje apo mbledhje me ekipin.
Ai pranoi dëshirën për t’u bërë prind që në moshë të re, pa pasur frikë nga angazhimet. Ishte një dëshirë e përbashkët e tij dhe Dorianës, dhe përpara se të lindte Beko kishin nisur t’i blenin gjithçka mund t’i duhej, dhe ëndërronin si do e rrisnin, si do ta vishnin; donin të mos i mungonte asgjë.
Alban Hoxha thotë se, vërtet tani kohën mund ta ketë të kushtëzuar sepse duhet të kujdeset për djalin, por ia vlen sepse ashtu siç ka ëndërruar, në të ardhmen Beko do të jetë si një shok për të dhe do ta mbajë kudo afër.
“E kam dashur shumë një familje që në moshë të re. Kam menduar që fëmijën më vonë ta kem si shok, ky ka qenë parimi im. Tani po kaloj vështirësitë e babait të ri, por do të vijë një kohë kur do ta kem si shok, do ta kem nga pas kudo.”
Kohën që kalon me Bekon, nuk e ndërron me asgjë tjetër; i biri i fal qetësinë që kërkon pas çdo stresi të punës, e çon siç thotë në një botë tjetër, shumë më të bukur.
 “Nuk kam bërë ndonjëherë jetë nate, kam qenë gjithmonë familjar. Megjithatë që kur lindi djali, kohën për sportin dhe gjëra të tjera e kam mjaft të kushtëzuar. Por është diçka e bukur; kur ke kaq shumë stres sa të jep sporti, sa mbaroj ndonjë ndeshje shkoj tek djali dhe qetësohem me të. Hyj në botën e tij prej fëmije dhe për mua është bota më e bukur, që më bën shumë të lumtur.”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix25 minuta më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar22 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix22 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore23 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix23 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar1 ditë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore1 ditë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal1 ditë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Facebook