Raporti i WEF “Raporti i Konkurrueshmërisë në Turizëm 2017, rendit Shqipërinë në top, në 15 vendet që kanë bërë ndryshimet më të mëdha pozitive në këtë sektor. Raporti paraqet përmirësimin e treguesve të turizimit në 136 vende, ku vendi ynë renditet në vendin e 98-të.
Statistikat e raportit janë komentuar nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. “Shqipëria renditet në top listë, në 15 vendet me ndryshimet më të mëdha pozitive”, shkruan Ekonomi në rrjetin social Twitter.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu