Lidhu me ne

Sport

Lojtarët që u refuzuan nga klubet kur ishin të vegjël


IMG_0383

Sot janë emra të rëndësishëm të futbollit botëror, por kur kanë qenë në moshë të vogël  janë refuzuar nga disa klube të rëndësishme.

Pa dyshim që klubet që i kanë lënë të lirë janë penduar shumë pë vendimet e marra ndërsa mes tyre ka dhe lojtarë të cilët kanë qenë më të mirët në botë në kohëra të ndryshme.

Mario Baloteli-Barcelona

IMG_0337

Familja e tij i siguroi një provë tek Barcelona në qershor të 2006, por pavarësisht se gjatë periudhës së provës shënoi 5 gola, cilësitë e tij nuk u pëlqyen nga drejtuesit e klubit.

Marcus Rashford-Man.City

United’s Marcus Rashford celebrates after scoring during the Europa League round of 32 second leg soccer match between Manchester United and FC Midtjylland in Manchester, England, Thursday, Feb. 25, 2016 . (AP Photo/Jon Super)
Kur ishte 9 vjeç ai bëri një provë me Man.City, selia e klubit ishte vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, por drejtuesit e Man.City i thanë se ishte shumë i vogël, por pas asaj dite, ai shkoi menjëherë të firmosë me rivalët e qytetit, Man.Utd.

Antoine Griezmann-Lyon

IMG_0342

Kur ishte i ri në moshë, Griezmann mori shumë refuzime nga disa klube me rradhë në Francë si Sosho, Okser, St.Etiene si dhe Lion. Sigurisht që këto klube janë penduar tashmë për vendimet e atyre viteve.

Diego Costa-Corinthias, Palmeiras, Santos

IMG_0343

Ai nuk arriti të bëhet pjese e asnjë prej këtyre akademive të famshme në Brazil dhe kjo ndoshta jo për mungesë të talentit të tij por për gabime të klubeve. Megjithatë, karriera e tij ndryshoi në moshën 15 vjeçare, kur u pikas nga superagjenti Jorge Mendez i cili i siguroi një kontratë tek Braga në Portugali.

Roy Keane-Brighton

IMG_0344

Ai u refuzua nga Brighton sepse ishte trupvogël, por menjëherë shkoi në provë tek Nottingham Forest ku firmosi me këtë klub dhe në të ardhmen u bë kapiteni legjendar i Man.Utd.

Ruud Gullit-Arsenal

IMG_0347

Në moshën 19-vjeçare ai ofrua tek Arsenal, por trajneri Terry Neill e refuzoi marrëveshjen pasi sipas tij nuk mund të justifikonte 300.000 paundët që do të shpenzoheshin për të. Por vite më vonë Neill tha se të gjithë e kanë bërë nga një gafë në karrierë, ndërsa unë e  kam bërë me Gullit.

Luke Shaw-Chelsea

IMG_0348

Ai ka qenë një tifoz i Chelsea në fëmijëri, por klubi londinez nuk e pranoi as në akademinë e tij. Pas këtij refuzimi ai shkoi tek Southampton deri në vitin 2014 ku dhe u shit tek Man.Utd për 35 milionë euro.

Javier Zanetti-Indipendente

IMG_0349

Kur ishte në moshën e adoleshencës, drejtuesit e klubit i thanë se nuk kishte fizikun e nevojshëm për të vazhduar futbollin por karriera e tij ishte brilante deri në moshën 39 vjeç ku dhe luajti gati 600 ndeshje me Interin duke fituar çdo trofe me këtë klub.

Franco Baresi-Inter

IMG_0350

Nëse nuk do të kishin pasur dyshime drejtuesit e Interit për ta lënë të lirë të largohej pasi sipas tyre aftësitë e Baresit ishin të limituara për tu bërë një lojtar për skuadrën e parë, ai nuk do të ish bërë lojtari i shekullit të kaluar për rivalët e qytetit, Milan, të cilët e afruan sapo u largua nga Inter.

Harry Kane-Arsenal

IMG_0351

Kane luajti për 4 vjet me akademinë e Arsenal. Në 2015, Arsene Wenger e pranoi se kishte gabuar duke lënë të lirë Kane të largohej.

Ronaldo-Flamengo

IMG_0353

Kur ishte 14 vjeç, ai u refuzua nga klubi i zemrës Flamengo për tu bashkuar me këtë ekip dhe shkoi tek Cruzeiro ku shënoi 44 gola në 44 ndeshje dhe duke u bërë një ndër golshënuesit më të mirë të këtij klubi.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske17 orë më herët

15 thënie për politikën: Votoni për njeriun që premton më pak- ai do të jetë më pak zhgënjyes!

Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura që flasin për politikën: Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që...

Mix17 orë më herët

10 vendet më paqësore në botë

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar rezultatet e tij për indeksin global të Paqes 2024, i zhvilluar nga 163...

Mix18 orë më herët

Qumësht me mjaltë – Baza e shëndetit

Mjalti bën çudira. Qumështi është shumë i mirë për shëndetin gjithashtu. Të dyja së bashku janë jo vetëm një kombinim...

Mix18 orë më herët

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli,...

Mix18 orë më herët

12 këshilla për shkrimtarët e rinj nga Stephen King

Shkrimtari i njohur Stephen King në një intervistë për ”The Atlantic”, ndan disa këshilla ose, siç i quan ai, rregulla,...

Mix18 orë më herët

Mjalti është më i mirë dhe më efikas se antibiotikët

Hulumtimet sugjerojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e kollës . Dhe mund të jetë edhe më efektiv se...

Mix18 orë më herët

Pastrimi i vesheve te femijes, kujdes me kunjat e pambukut

Të kujdesesh për higjienën e fëmijës nuk është diçka e thjeshtë, duke qënë se kërkon një kujdes të veçantë. Edhe...

Mix18 orë më herët

Sa herë në ditë dhe si duhet t’i lajnë duart fëmijët?

Larja e duarve është një proçes shumë i rëndsishëm, sepse parandalon transmetimin e mikrobeve. Shpesh ua bëjmë këtë pyetje fëmijëve “A...

Mix19 orë më herët

Threads: 20 milionë përdorues aktivë mujorë

Mark Zuckerberg njoftoi se Threads ka arritur 20 milionë përdoruesve aktivë mujorë që nga dhjetori 2024. Mark Zuckerberg, CEO i...

Radar19 orë më herët

Kuvendi i errësirës

Nga Irena Beqiraj Kur Helena Kaçe e Partisë Socialiste tejkaloi Lenka Cukon e Partisë së Punës duke thënë që: “E meta...

Facebook