Lidhu me ne

Kryesore

Sulmi i SHBA ndaj Sirisë, reagojnë shtetet; Britania, Arabia dhe Izraeli: Ju mbështesim. Rusia-Irani: Agresion, do dëmtohen marrëdhëniet

Sulmi i SHBA ndaj Sirisë, reagojnë shtetet; Britania, Arabia dhe Izraeli: Ju mbështesim. Rusia-Irani: Agresion, do dëmtohen marrëdhëniet

Kancelaritë kryesorë të botës kanë reaguar pas vendimit të Uashingtonit për të sulmuar Sirinë, pas vrasjeve me armë kimike të civilëve nga regjimi i Bashar Al Assad.
Britania e Madhe ka dhënë “mbështetjen e plotë” për vendimin e presidentit Donald Trump.
“Qeveria e Britanisë së Madhe mbështet plotësisht aksionin e SHBA, për të cilin ne besojmë se është një përgjigje e përgjegjshme ndaj sulmit barbar me armë kimike i kryer nga regjimi sirian, dhe ka për qëllim të parandalojë sulme të tjera”, thuhet në reagimin e qeverisë britanike.
Izraeli ka dhënë gjithashtu mbështjete për Trump, duke paralajmëruar edhe regjimet në Iran e Korenë e Veriut.
“Si me fjalë ashtu edhe me veprime, presidenti Trump dërgoi sot një mesazh shumë të qartë dhe të fortë se përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohet. Izraeli mbështet plotësisht vendimin e presidentit Trump dhe shpreson se ky mesazh i vendosmërisë kundër veprimeve të tmerrshme të regjimit të Assad, do të ndikojë jo vetëm në Damasak, por edhe në Tehern dhe Pehnian”, thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Arabia Saudite është një tjetër shtet me interesa në Siri që ka mbështetur aksionin e SHBA.
“Mbretëria e Arabisë Saudite mbështet plotësisht operacionin ushtarak amerikan ndaj objektivave ushtarake në Siri, që ka ardhur si përgjigje ndaj përdorjes së armëve kimike nga regjimi sirian, kundër civilëve    të pafajshëm”, thuhet në reagim.
Edhe Australia ka dhënë mbështetje për Uashingtonin.
“Qeveria e Australisë mbështet fuqimisht një përgjigje të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë të SHBA. Është përgjigje proporcionale që dërgon një mesazh të fortë te regjimi i Assad”, ka thënë kryeministri Malcolm Turnbull.
Ndërkohë, Rusia e ka konsideruar veprimin e SHBA ndaj Sirisë si një agresion kundër një populli sovran.  Kremlini ka paralajmëruar se sulmet e SHBA “dhunojnë ligjin ndërkombëtar” si dhe do “dëmtojnë shumë” marrëdhëniet e Rusisë me SHBA.
Moska ka paralajmëruar gjithashtu se po konsideron mundësinë e ndërprerjes së bashkëpunimit ushtarak me amerikanët. Vladimir Putin ka qenë personalisht i përfshirë në gjetjen e një zgjidhje për luftën civile në Siri, i mbështetur nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe nga Irani.
Irani është një tjetër kundërshtar i SHBA që ka dënuar sulmin. Teherani e ka konsideruar të paranueshëm dhe me pasoja veprimin e amerikanëve ndaj Sirisë.
Sa i përket Europës, kancelaritë kryesore nuk kanë reaguar ende. Përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini është përgjigjur shkurt se kishte dijeni për sulmet që do ndërmerrte SHBA.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook