“Kthehen tek Dërguesi” është një koleksion i veçantë i më shumë se një mijë kartolinave të cilat prezantojnë imazhe nga Kosova nga vitet e vona të 1800 e deri në vitin 1999. Kryesisht të dërguara jashtë vendit dhe të ruajtura si suvenire, këto kartolina përmbajnë imazhe të arkitekturës, peizazhit, njerëzve, kulturës dhe monumenteve.
Shpesh herë pasqyrojnë të njëjtin lokacion, por nën pushtete të ndryshme, që nga osmanllinjtë deri tek monarkitë e ndryshme serbe dhe jugosllave, tek Perandoria Austro-Hungareze, Shqipëria, Italia, Gjermania, Bullgaria, Jugosllavia Socialiste, dhe së fundmi Serbia. Shumë prej kartolinave ruajnë atë që dërguesit u munduan të komunikojnë, qofshin këto tregime të shkurtra, apo vetëm përshëndetje të shkruara në pjesën e pasme.
Posedusi i koleksionit, profesori Keneth Andresen, tashmë ka bërë publike disa kartolina, ndërsa po zhvillohet edhe një hulumtim mbi kartolinat si artifakt kulturor në të cilat gërshetohen historia dhe tregimet individuale.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu