Trafikanti largohet në kufi, policia “arreston” dy gomerë me hashash
Jemi mësuar tashmë që të shohim shumë lloje “stilesh” dhe trukesh që trafikantët e përdorin për të kaluar drogën, por kësaj here imagjinata ka shkuar më tutje.
Policia kufitare e Sarandës ka “arrestuar” dy gomerë që po kalonin kufirin shqiptar nga Qafë Bota, dhe që ishin të ngarkuar me 52 kg drogë kanabis.
Personi që kishte ngarkuar dy gomerët me drogë ishte larguar në momentin kur ka vënë re se po ndiqej nga policia, teksa kafshët i ka lënë të ngarkuar.
Deri më tani mbetet ende mister identiteti i personit, pasi ndryshe nga makinat, gomerët nuk zotërojnë dokumentacionin e nevojshëm/Argjirolajm
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu